☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.95 ▲2.05%
ARI 4,065 ▼0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,406 ▲ +2.14% ETH $2,368 ▲ +2.49% XRP $1.3282 ▲ +2.36% SOL $102.5600 ▲ +2.83%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.95 ▲2.05 % ARI 4,065 ▼0.25 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.95 ▲2.05 % ARI 4,065 ▼0.25 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

“Turqia dhe Greqia destinacione më të preferuara për qytetarët e Maqedonisë”

Në konferencën për shtyp “Agjencitë turistike me analiza para fillimit të sezonit veror” të mbajtur në hapësirat e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë në Shkup, agjencitë turistike theksuan se një pjesë e aranzhmaneve janë shitur si rezultat i rezervimeve të hershme për pushime verore që përfshijnë oferta me zbritje, ndërsa shumica e aranzhmaneve pritet të shiten në periudhën e ardhshme.

Kryetar i Odës Turistike-Hotelierike të Maqedonisë, Arkan Kerim, bëri të ditur se sikurse viteve tjera edhe këtë vit destinacioni më i preferuar për qytetarët e Maqedonisë mbetet Turqia dhe Greqia.

“Më të kërkuarat janë aranzhmanet për në Turqi në rajonin e Antalisë dhe ata për në Greqi. Organizimi i mirë, cilësia e lartë e shërbimeve hotelierike, deti dhe klima e favorshme gjithmon janë arsyet për të cilat kërkohet dhe vizitohet Turqia”, tha Kerim.

Kerim njoftoi se pas dy javësh nga Maqedonia për në Turqi do të ketë tetë fluturime në javë, gjë e cila sipas tij, do të rrit edhe më shumë interesin e qytetarëve të Maqedonisë për të kaluar pushimet në Turqi.

Në pyetjen se a ndikon gjendja aktuale politike në Turqi në reduktimin e qytetarëve për të kaluar pushimet verore në Turqi, Kerim theksoi se: “Që nga Viti i Ri e këndej Turqia nuk ka asnjë problem dhe këtë vit për në Turqi ka një interes shumë më të madh. Siç shihni ngjarje të pakëndshme ndodhin gjithkund. Kush do të besonte se në Manchester do të ndodhte një gjë e tillë, por fatkeqësisht ndodhi”, u shpreh Kerim.

Agjencitë turistike të Maqedonisë thonë se duke u bazuar në vlerësimet e tyre paraprake të bëra gjatë ndikimit të krizës politike në vend dhe heshtjes së qytetarëve si rezultat i pasigurisë, këtë vit pritet që të jetë një sezon i suksesshëm me stabilizim të tregut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.