Turqia dhe Pakistani pajtohen për dislokim të shpejtë ushtarak në Arabinë Saudite në kuadër të paktit të Mekës
Turqia dhe Pakistani kanë rënë dakord për dislokimin e shpejtë të forcave ushtarake për të forcuar sigurinë e Arabisë Saudite, si pjesë e paktit të mbrojtjes së Mekës. Komiteti i paktit dha një deklaratë të përbashkët pas mbledhjes urgjente në Riad të hënën, ku thuhet se palët “vendosën” të sigurojnë forcat dhe aftësitë ushtarake të dakorduara, të garantojnë dislokimin e tyre të shpejtë dhe të kalojnë menjëherë në zbatimin praktik të mbrojtjes kolektive, raporton Al Jazeera.
Ministri saudit i Mbrojtjes, princi Khalid bin Salman, tha pas takimit se mbledhja riafirmoi solidaritetin dhe unitetin e vendeve përballë kërcënimeve dhe se u ra dakord për “aktivizimin e masave kolektive të frenimit” brenda kuadrit të paktit. Deklarata e përbashkët thekson se siguria e secilës palë është pjesë integrale e sigurisë kolektive.
Vendimi vjen në kulmin e luftës në Jemen dhe të sulmeve të përsëritura me dronë dhe raketa të Huthi-ve ndaj Arabisë Saudite, përfshirë infrastrukturën energjetike dhe hapësirën ajrore pranë Mekës. Dislokimi i forcave turke dhe pakistaneze në Mbretëri sinjalizon formimin e një blloku rajonal sigurie, në një kohë kur qeveria e mbështetur nga Rijadi ka nisur ofensivën “Agimi i Jemenit” për rimarrjen e Sanaas.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.