Të enjten, Turqia filloi imunizimin kundër COVID-19 të punonjësve të kujdesit shëndetësor me vaksinën kineze Sinovac. Një ditë më parë autoritetet shëndetësore miratuan aprovimin urgjent për përdorimin e vaksinës. Më shumë se 250,000 njerëz kanë marrë tashmë dozën e parë, u tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, gazetarëve ndërsa u largua nga një spital publik në Ankara ku mori dozën e tij të parë të vaksinimit. Turqia ka në plan të furnizohet me “25-30 milionë” doza të tjera të vaksinës kineze, tha Erdogan, duke premtuar një shpërndarje masive të shpejtë. Ai nuk dha një afat të saktë kohor. “Ne kemi në plan të injektojmë të gjithë qytetarët tanë në një afat shumë të shkurtër”, shkroi Erdogan në Twitter.