☁️
Tiranë 14°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,277 ▼ -1.57% ETH $2,324 ▼ -3.42% XRP $1.2765 ▼ -2.48% SOL $100.6200 ▼ -3.61%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

“Turqia ka qëndruar në këmbë, askush nuk do ta pengojë rritjen e saj

Erdoğan: “Duhet të luftojmë kundër atyre që sulmojnë vendin tonë, ndërsa në të njëjtën kohë edhe më shumë të investohet, prodhohet, eksportohet, punësohet, dhe në këtë mënyrë të vazhdohet me zhvillimin tonë”

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, sot në qytetin lindor Mus të Turqisë theksoi se vendi i tij është ngritur në këmbë, ashtu që askush nuk do ta pengojë rritjen e mëtejshme.

Erdoğan qëndroi në qytetin lindor të Turqisë, Mus, ku foli në ceremoninë e organizuar me rastin e shënimit të përvjetorit të Betejës në Malazgirt të vitit 1071.

Duke iu drejtuar qytetarëve të tubuar, Erdoğan tha se sulltani Alparslan para 946 viteve me fitoren tek Malazgirt bëri hapin me të cilin Anadolli u bë atdhe i përjetshëm.

“Ata që nuk e mësojnë historinë e tyre, ajo do t’ju përsëritet. Për fat të keq, fitorja jonë në Malazgirt një kohë të gjatë ka qenë e harruar. Por, ndonëse e harruan ata që drejtonin shtetin, populli asnjëherë nuk e harroi Malazgirt”, tha presidenti i Turqisë.

Ai shtoi se nuk është e lehtë të jesh shtet i madh, i fuqishëm dhe prosperues. “Prandaj duhet të luftojmë kundër atyre që sulmojnë vendin tonë, ndërsa në të njëjtën kohë edhe më shumë të investohet, prodhohet, eksportohet, punësohet, dhe në këtë mënyrë të vazhdohet me zhvillimin tonë”, tha Erdoğan, duke shtuar se “Ta dini se Turqia është ngritur në këmbë. Çfarë do që të bëni, nuk do ta pengoni rritjen e saj të mëtejshme”.

Erdoğan theksoi se Turqia më 15 korrik luftoi me ata me të cilët luftuan edhe Osmangazi, Sulltan Mehmet Fatih, Abdulhamid, Gazi Mustafa Kemal.

“Loja dhe qëllimi janë të njëjtë, vetëm skenar dhe figura tjera. Në këtë lojë organizata terroriste FETO është piun. PKK, YPG, PYD, DEASH të gjitha këto janë vetëm piunë. Të gjitha janë mjete të cilat i shfrytëzojnë fuqitë të cilat kanë ngulur sytë në atdheun tonë. Në këtë aspekt, beteja jonë nuk është vetëm me piunët, por edhe me atë që i përdorin”, theksoi Erdoğan.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.