☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,717 ▼0.18%
DOW 53,577 ▲0.01%
NASDAQ 26,434 ▼0.4%
NAFTA 83.07 ▼0.55%
ARI 4,534 ▼2.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $77,905 ▼ -3.13% ETH $2,442 ▼ -3.35% XRP $1.3990 ▼ -4.93% SOL $105.4000 ▼ -2.93%
S&P 500 7,717 ▼0.18 % DOW 53,577 ▲0.01 % NASDAQ 26,434 ▼0.4 % NAFTA 83.07 ▼0.55 % ARI 4,534 ▼2.79 % S&P 500 7,717 ▼0.18 % DOW 53,577 ▲0.01 % NASDAQ 26,434 ▼0.4 % NAFTA 83.07 ▼0.55 % ARI 4,534 ▼2.79 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Rajoni

Turqia kërkesa për ekstradimin e 45 të arratisurve të FETO-s nga 22 vende, përfshirë Shqipërinë

Në kuadër të procesit kryesor gjyqësor kundër organizatës terroriste FETO/PDY, Turqia ka përgatitur kërkesat për ekstradimin e 45 të akuzuarve për të cilët është konstatuar se gjenden në shtete të ndryshme, përfshirë edhe Shqipërinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Procesi i ashtuquajtur “kulmor” ndaj FETO-s është duke u proceduar në Gjykatën Penale 4 në Ankara, ndërsa gjykata i ka dorëzuar Ministrisë turke të Drejtësisë kërkesat për ekstradimin e 45 të arratisurve që kërkohen nga gjithsej 22 vende.

Krerët e FETO-s, përfshirë udhëheqësin e kësaj organizate, Fetullah Gylen, janë në arrati nga organet turke dhe është konfirmuar se gjenden në 22 vende të botës.

Turqia do të kërkojë ekstradimin e të arratisurve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Britania, Izraeli, Gjermania, Belgjika, Norvegjia, Kamboxhia, Tajlanda, Madagaskari, Malta, Burkina Faso, Mozambiku, Egjipti, Turkmenistani, Kirgistani, Kazakistani, Shqipëria, Holanda, Togo, Afrika e Jugut, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Uzbekistani.

Përveç udhëheqësit të FETO-s, Gylen, Turqia, ndër të tjera, do të kërkojë edhe ekstradimin e ish-kryeredaktorit të gazetës “Zaman”, Ekrem Dumanlı, përgjegjësit (i ashtuquajtur imam) të FETO-s në gjyqësor”, Ahmet Can, sekretarit të Gylenit, Cevdet Türkyolu, përgjegjësit të FETO-s në akademitë policore ushtarake, Sait Aksoy, koordinatorit kryesor të FETO-s jashtë vendit Ali Ursavaş, ish-kreut të bordit drejtues të Bankës Asya, Mustafa Talat Katırcıoğlu, si dhe Şeref Ali Tekalan, i cili në fillim të këtij viti u emërua rektor i Universitetit North American në Teksas.

Një nga kërkesat për ekstradim do të dërgohet tek autoritetet e Shqipërisë, ku, siç mësohet, ndodhet një nga udhëheqësit FETO-s, Nevzat Ayvacı.

Në mesin e kërkesave të përgatitura për ekstradim në Turqi është edhe ai me emrin e Mustafa Özcan, i cili njihet si përgjegjësi (imam) i FETO-s për Ballkanin dhe i cili gjendet në Kazakistan.

Bëhet fjalë për të arratisur të FETO-s ndaj të cilëve në Ankara janë ngritur aktakuza para tentativës për grusht shteti më 15 korrik të vitit të kaluar e cila është kryer nga anëtarët e organizatës terroriste, të cilët më parë ishin infiltruar në ushtri, polici dhe institucionet e tjera turke.

Grupi, ndër të tjera, akuzohet për tentativë për okupimin e institucioneve shtetërore, rrënimin e rendit kushtetues në Turqi dhe vendosjen e një oligarkie autoritare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.