Rajoni

Turqia në vendin e parë në botë për ndihmat financiare ndaj 120 vendeve

Përmes institucioneve zyrtare dhe organizatave joqeveritare për zhvillim dhe programe humanitare në botë, Turqia ka shpërndarë rreth 4,5 miliardë dollarë, që në krahasim me të ardhurat kombëtare bruto, paraqet sasinë më të madhe nga të gjitha vendet e botës.

aa88Agjencia Ndërkombëtare Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim (TIKA) ka publikuar një raport për mbështetjen e Turqisë për zhvillim në vende të ndryshme të botës për vitin 2013.

Sipas raportit të Komitetit për Bashkëpunim për Zhvillim (DAC) të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), shpenzimet e Turqisë në projektet e ndihmës për zhvillim në vitin 2013 ishin të katërtat në shumën e fondeve të akorduara, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, institucioneve të Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa për herë të parë fondet e akorduara në krahasim me të ardhurat kombëtare bruto arritën në 0,21 për qind.

Shtrirja gjeografike e ndihmave të Republikës së Turqisë që ishte parashikuar në projektet e zhvillimit të 2013-ës ishin shpërndara 55,9 për qind në Lindjen e Mesme, 24,7 për qind në Afrikë, 15,3 për qind në Azinë Jugore dhe Qendrore dhe 3,1 përqind në Evropën Lindore dhe në Ballkan.

Republika e Turqisë e shtriu ndihmën e saj në 120 vende të botës, nga Afganistani deri në Filipine.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button