☁️
Tiranë 10°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 94.02 ▼4.75%
ARI 5,016 ▼0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,069 ▲ +3.09% ETH $2,338 ▲ +9.65% XRP $1.5241 ▲ +7.29% SOL $95.6300 ▲ +7.63%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.02 ▼4.75 % ARI 5,016 ▼0.91 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.02 ▼4.75 % ARI 5,016 ▼0.91 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Bota

Turqia ‘nuk lëshon pe’, kundër anëtarësimit të Suedisë e Finlandës në NATO

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, sërish ka penguar aspiratat e anëtarësimit  të Suedisë dhe Finlandës për t’iu bashkuar Aleancës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) gjatë një samiti të mbajtur në Madrid të enjten e 4 nëntorit.

Përmes një deklarate ai tha se pavarësisht disa përparimeve të bëra nga të dyja vendet, ata nuk i kishin përmbushur të gjitha kushtet e marrëveshjes trepalëshe të arritur për lejimin e anëtarësimit në NATO.

Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar për të qenë pjesë e NATO-s në maj, në vazhdën e pushtimit rus ndaj Ukrainës.

Kërkesa e tyre ka hasur kundërshtimin e Ankarasë, e cila akuzoi vendet për mbështetjen e “terrorizmit”, pasi sipas saj dy shtetet po strehojnë duke militantët kurdë të kërkuar nga shteti turk.

Të tria vendet arritën në një marrëveshje në qershor të këtij viti, në të cilën shtetet nordike u zotuan “të zbatojnë kërkesat e Turqisë për dëbim ose ekstradim e të dyshuarve për terrorizëm” dhe të hiqnin një embargo armësh ndaj Ankarasë.

Marrëveshja përfaqësonte një nga pikat kryesore që vendet nordike t’i bashkoheshin aleancës ushtarake.

Për miratimin e anëtarësimit të dy vendeve në NATO nevojitej një pëlqim unanim nga 30 anëtarët e saj.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është takuar me liderët nga Suedia dhe Finlanda gjatë ditëve të fundit, ku ka thënë se vendet kanë bërë të pamundurën në zbatimin e memorandumit e përbashkët.

Ai shtoi se dy shtetet kandidate për anëtarësimin në NATO, i kanë plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme për të qenë pjesë e aleancës ushtarake.

Marrëveshja e arritur u përshëndet si një përparim kur u nënshkrua në samitin e NATO-s në Madrid.

Por, Turqia ka pasur ankesa, që shpesh lidhen kryesisht me shtetin suedez, në të cilin janë vendosur një popullsi e konsiderueshme e diasporës kurdë si të mërguar politikë dhe refugjatë.

Stoltenberg pritet të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, të premten e 4 nëntorit në Stamboll, gjatë vizitës së tij në Turqi.

Me interes të veçantë për Ankaranë janë banorët turq në lidhje të dyshuara me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila filloi një kryengritje kundër shtetit turk në vitet 1980.

Konflikti mes PKK-së dhe shtetit turk ka marrë deri tani rreth 40 mijë jetë.

Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-ja e kanë cilësuar PKK-në një organizatë terroriste.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.