Ekonomia
TVSH, të ardhurat në janar llogariten 10.069 milionë lekë
Të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH-ja) në buxhet gjatë muajit janar të vitit 2016 arritën në 10.069 milionë lekë, ose 7 % e totalit të të ardhurave të planifikuara për t’u mbledhur gjithë vitin.
Gjatë gjithë vitit 2016 janë planifikaur për tu mbledhur 137.916 milionë lekë si TVSH.
Sipas treguesve fiskale paraprak të publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar rezultojnë rreth 163 milionë lekë më të larta, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015. Në janar të vitit 2015 u mblodhën nga TVSH-ja 9.896 milionë lekë.
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) zbatohet ndaj mallrave dhe shërbimeve brenda territorit të Shqipërisë.