Twitter do të monitorojë aplikacionet e shkarkuara nga përdoruesit e saj
Nuk është sekret se Twitter ka qenë në kërkim të mënyrave kreative për të vendosur më shumë reklama në profilin tuaj dhe listën e përmbajtjes që ju e merrni nga rrjeti social.
Por qasja e saj e fundit rreth kësaj çështje mund t’i shqetësojë disa nga përdoruesit, sidomos ata që janë shumë të ndjeshëm ndaj privatësisë së tyre online.
Megjithatë, Twitter është e bindur se kjo gjë nuk nënkupton mbledhjen e të dhënave nga brenda aplikacionit, dhe se përdoruesit do të njoftohen se kur rrjeti social do ta fillojë monitorimin.
Në këtë ndryshim, Twitter ka futur edhe disa masa mbrojtëse, siç është mundësia e përdoruesit të ç’regjistrohet nga ky program, nëse ai ose ajo nuk duan që të dhënat e tyre të monitorohen.
Zhvilluesit e sistemeve më të mëdha operative, sikurse Android dhe iOS lejojnë mbledhjen e të paktën disa informacioneve në lidhje me aplikacionet, kështu që Twitter nuk është teknikisht duke dal jashtë kufijve të së lejuarës.