☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,434 ▼ -1.91% ETH $2,211 ▼ -1.39% XRP $1.3276 ▼ -1.74% SOL $82.2100 ▼ -2.6%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Teknologji

Twitter ofron video dhe biseda në grup

Në Twitter ne mundeshim të publikonim një status, një foto, të pëlqenim përmbajtje ti ndanim ato, të replikonim por ja që nuk kishim mundësi të ngarkonim një video. Përdoruesit tashmë kur duan të publikojnë një cicërimë, brenda aplikacionit të Twitter mund të regjistrojnë video deri në 30 sekonda.

twitterImplementimi i kësaj veçorie ka një impakt të lartë. Zakonisht përdoruesit janë mësuar që të ndajnë foto dhe komente në Twitter, ndërsa shërbimi i videove i kalon gjërat në një nivel krejt tjetër.

Shërbimi i videove nuk është një risi për Twitter, sepse aktualisht rrjeti social ka në pronësi Vine ku përdoruesit mund të ndajnë me miqtë video 6 sekondëshe.

Ndërkohë veçoria e dërgimit të mesazheve direkte ka çaluar disi në vitet e fundit. Kjo sepse ndryshimet në këtë panel kanë munguar ose kanë qenë të papërfillshme.

Por tashmë përdoruesit mund të krijojnë grupe dhe të komunikojnë deri në 20 persona nga paneli i mesazheve direkte. Këta 20 individë jo medoemos duhet të jenë ndjekës të njëri tjetrit. Në këto grupe bashkëbisedimi përdoruesit mund të dërgojnë cicërima, lidhje, foto, dhe emocione.

Aplikacionet e bashkëbisedave po “pushtojnë” botën, mbase për këtë Twitter po përpiqet ti japë mesazheve të rrjetit social një karakter të një aplikacioni bashkëbisedimi siç ka bërë Facebook me aplikacionin Messenger. Por rrjeti social mund të tregojë muskujt vetëm në një karakteristikë që përmendëm më lart dhe ajo është shërbimi i videove.

Twitter në muajt e shkuar ka eksperimentuar goxha me profilet tona në rrjetin social.

Gjatë Kupës së Botës, rrjeti social krijoi një hashtag të veçantë për eventin botëror. Më vonë në furnizuesit tanë të përmbajtjeve po shfaqeshin publikime nga individë që nuk i njihnim fare ndërsa tani Twitter shfaq cicërimat, gjoja më të “rëndësishme”, që ne mund të mos i kemi parë. Por rrjeti social kishte ngelur pas nëse flasim për disa karakteristikat të reja të realisht të dobishme për të gjithë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.