☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.15 ▲0.03%
ARI 4,135 ▲1.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,489 ▲ +2.57% ETH $2,418 ▲ +4.14% XRP $1.3236 ▲ +3.33% SOL $96.6500 ▲ +3.65%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.15 ▲0.03 % ARI 4,135 ▲1.51 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.15 ▲0.03 % ARI 4,135 ▲1.51 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

U dyshua si ngjarje aksidentale, arrestohet autori i zjarrvënies në një apartament në Vlorë

Policia e Vlorës ka zbardhur brenda 48 orëve autorësinë dhe rrethanat e djegies së një apartamenti në lagjen “Lef Sallata”, ngjarje që fillimisht u dyshua si aksidentale.

Në pranga ka rënë Barend Hoxhaj, 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se në orët e para të mëngjesit të 4 gushtit 2026 i vuri zjarrin derës së një apartamenti ku ndodheshin dy persona, vëlla e motër.

Sipas hetimeve paraprake, motivi i ngjarjes lidhet me konkurrencën, pasi autori i dyshuar dhe pronarët e apartamentit ushtronin të njëjtën veprimtari ekonomike, atë të dhënies me qira të apartamenteve në qytetin e Vlorës.

Nga zjarri nuk pati persona të lënduar, por u shkaktuan dëme materiale të konsiderueshme në banesë.

Policia bën me dije se, menjëherë pas njoftimit të marrë rreth orës 02:40 të datës 4 gusht, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, çuan në identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj 33-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.