U fut në det për t’u larë, i moshuari nga Kosova humb jetën në Velipojë
Një 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën këtë të enjte në plazhin e Velipojës.
Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 15:30, në zonën e “Plazhit të Vogël”, shtetasi kosovar E. M., 82 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që po lahej në det ka pësuar arrest kardiak dhe, për pasojë, është mbytur.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.