☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.97 ▼3.03%
ARI 3,913 ▲0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,704 ▲ +1.17% ETH $2,310 ▲ +1.84% XRP $1.2621 ▲ +0.92% SOL $95.7800 ▲ +0.08%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.97 ▼3.03 % ARI 3,913 ▲0.35 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.97 ▼3.03 % ARI 3,913 ▲0.35 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

65 mijë kërkesa për dëmet në Ukrainë, Gogu: Dëmet që njihen dhe dëmshperblehen sjellin drejtësi

Ministri i Drejtësisë, Gogu, u kërkoi sot deputetëve në seancë plenare të ratifikojnë Konventën për Themelimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën. Me ratifikimin, Shqipëria bëhet shteti i dhjetë që e miraton këtë mekanizëm. Që ai të hyjë në fuqi duhen 25 shtete.

Sipas ministrit, në Regjistrin e Dëmeve janë depozituar rreth 65.000 kërkesa, të cilat Komisioni do t’i shqyrtojë dhe do të caktojë kompensimin. “Një dëm që vetëm regjistrohet mbetet kujtesë. Një dëm që vlerësohet dhe dëmshpërblehet bëhet drejtësi”, tha Gogu. Ai shtoi se Shqipëria do të ketë një kontribut financiar vjetor, i cili mund të kërkohet më pas nga Federata Ruse.

Ministri komentoi edhe aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së, të shpallur dje në Hagë. Ai tha se vendimi u prit “me zhgënjim të thellë”. Gogu theksoi se apeli është rruga e duhur për çdo kundërshtim dhe se lufta e UÇK-së “ishte luftë çlirimtare, e drejtë, e domosdoshme”.

“Ne nuk e mbështesim drejtësinë ndërkombëtare vetëm kur vendimet na pëlqejnë. Por as nuk heshtim kur na zhgënjejnë”, u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.