☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.15 ▲0.03%
ARI 4,135 ▲1.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,489 ▲ +2.57% ETH $2,418 ▲ +4.14% XRP $1.3236 ▲ +3.33% SOL $96.6500 ▲ +3.65%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.15 ▲0.03 % ARI 4,135 ▲1.51 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.15 ▲0.03 % ARI 4,135 ▲1.51 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

U kapën duke transportuar 15 emigrantë afrikanë drejt Malit të Zi, arrestohen dy të rinj në fshatin Vukpalaj

Janë vendosur në pranga këtë të premte dy persona, të cilët u kapën në flagrancë duke transportuar me furgon, kundrejt pagesës, 15 shtetas afrikanë që synonin të kalonin ilegalisht në Malin e Zi.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga kanë rënë Eridon Aliaj, 22 vjeç, dhe Mirgen Fusha, 19 vjeç, të cilët u kapën në fshatin Vukpalaj, afër kufirit me Malin e Zi, duke transportuar me një automjet furgon 15 emigrantë nga vende të Afrikës, që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në territorin e Malit të Zi.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Halfway”.

Si rezultat i operacionit, u arrestuan shtetasit E. A., 22 vjeç dhe M. F., 19 vjeç, të dy banues në Fushë-Arrëz.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Vukpalaj, afër kufirit me Malin e Zi, duke transportuar me një automjet furgon, 15 emigantë nga vende të Afrikës që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në territorin e Malit të Zi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.