🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,814 ▼ -1.13% ETH $2,371 ▼ -1.27% XRP $1.2861 ▼ -2.33% SOL $101.6600 ▼ -2.63%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Kronika

U mbyt në liqenin e Ulzës pas aksidentit me mjet uji, gjendet pas dy ditësh trupi i pajetë i 37-vjeçarit

Pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive, është gjetur trupi i pajetë i Armando Zajsit, nga Laçi, i cili humbi jetën dy ditë më parë pas një aksidenti me mjet uji në Liqenin e Ulzës.

Operacioni i kërkim-shpëtimit u zhvillua me angazhimin e forcave të shumta nga institucione shtetërore dhe vendore. Në aksion morën pjesë Forcat e Armatosura, Forca Detare, RENEA, Policia e Shtetit, shërbimet e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Mbrojtja Civile, si dhe dhjetëra vullnetarë nga zona dhe qytete të tjera.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Në vijim të informacionit paraprak që ka të bëjë me ngjarjen e datës 15.06.2026, të ndodhur në Liqenin e Ulzës, ku shtetasi A. Z., 37 vjeç, banues në Laç, dyshohet se u mbyt pasi humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe ra në ujë, ju informojmë se:

Pas dy ditësh kërkime intensive, rreth orës 20:00 të ditës së sotme, shërbimet e njësisë së polumbarëve të RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, Forcat e Armatosura, Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, forca vullnetare dhe familjarë, bënë të mundur gjetjen, nxjerrjen nga liqeni dhe identifikimin e trupit të pajetë të shtetasit A. Z.

Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e veprimeve dhe ekspertizës mjekoligjore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.