U nda nga jeta një ditë më parë, mbahen homazhe në nder të aktorit të njohur, Birçe Hasko
Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, po mbahen homazhet në nder të Birçe Haskos, i cili u nda nga jeta një ditë më parë. Ai do të përcillet sot në banesën e fundit ku do të prehet në vendlindje, në Dukat të Vlorës.
Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare.
Milo Tafani te “Shi në Plazh”, ishte roli më i realizuar i mjeshtrit të madh Birçe Hasko, në mesin e interpretimit të mbi 12 roleve në teatër.
Birçe Hasko lindi në Dukat të Vlorës në 15 mars 1942. Në teatër ka interpretuar mbi 12 role. Roli i tij më i realizuar është ai i Milos në komedinë “Shi në plazh” shkruar nga Teodor Laço. Po ashtu një kontribut të çmuar ka edhe në kinematografinë shqiptare, ku ka interpretuar me dhjetëra role. Roli i tij i parë në kinematografi është në vitin 1971 në rolin e ballistit në filmin “Kur zbardhi një ditë”.
Më tej do të vazhdonin rolet e tij në shumë filma si ai i Mete Jahos tek filmi “Radiostacioni” në vitin 1979, roli i Syrjait në filmin “Skëterrë 43” në vitin 1980, roli i mesuesit në filmin “Gurët e shtëpisë sime” në vitin 1985 si dhe shumë role në filma të tjerë për të mbërritur në rolin e tij më të fundit në filmin “Kronikë Provinciale” në vitin 2009. Në vitin 1995, mori titullin Profesor.
Në vitin 1976, urdhri “Naim Frashëri”, klasi i dytë , në vitin 1988 “Artist i Merituar”. 18 Prill 1987, Medaljonin e Festivalit për interpretimin e rolit të Dajës në filmin “Dhe vjen një ditë” në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 13 deri në 18 prill të vitit 1987. 22 Prill 1989, Çmimi i III-të për interpretimin e rolit të Babait të Danës në filmin “Shkëlqim i përkohshëm” në Festivalin e VIII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 18 deri më 22 prill të vitit 1989. Në vitin 2002 merr titullin “Mjeshtër i Madh” ne vitin 2007 shpallet “Qytetar Nderi” i Orikumit.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.