Derbi Partizani-Tirana fut kryeqytetin në kaos, përplasje me flakadanë mes tifozëve! Policia nis planin e masave
Derbi i Kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës është ndezur pak orë përpara fillimit të saj teksa janë regjistruar episode dhune.
Tifozë të të dyja skuadrave janë përplasur mes tyre në rrugët pranë ‘Arenës Kombëtare’ duke krijuar tensione në prag të kësaj ndeshjeje shumë të rëndësishme. Madje disa prej tyre ishin të pajisur me flakadanë që i hodhën në drejtim të njëri-tjetrit.
Për fat të mirë, në atë moment ndërhyri menjëherë policia që ndodhej në vendin e ngjarjes dhe situata u normalizua shpejt.
Derbi i Kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet në orën 18:30 të kësaj të diele ku për të dyja skuadrat fitorja është një detyrim. Aktualisht bardheblutë janë në kuotën e 5 pikëve në klasifikim në vendin e 6 ndërsa Partizani është në tetin me 4 pikë



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.