⛈️
Tiranë 19°C · Stuhi 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,186 ▲ +0.38% ETH $2,507 ▲ +0.41% XRP $1.3951 ▼ -0.55% SOL $109.7700 ▲ +0.06%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – INTERPOL sekuestron 2 823 armë zjarri të paligjshme në Evropë dhe Azi

– Një operacion i koordinuar nga INTERPOL-i kundër trafikimit të paligjshëm të armëve në Evropë dhe Azinë Qendrore ka çuar në sekuestrimin e 2 823 armëve të vogla dhe të lehta, afro 400 granatave të dorës dhe eksplozivëve, si dhe mbi 40 000 fishekëve, sipas “Euronews”.

Operacioni “Trigger X” u zhvillua nga 22 qershori deri më 5 korrik dhe zbuloi armë të lidhura me konflikte të kaluara ose në vazhdim në Evropën Lindore, rajonin e Ballkanit dhe Nagorno-Karabakh.

Gjatë operacionit u arrestuan më shumë se 152 persona për posedim ose trafikim armësh, si dhe për vepra të tjera penale, përfshirë trafikun e drogës, kontrabandën e emigrantëve dhe grabitjet.

Autoritetet arrestuan gjithashtu 15 persona që ishin në kërkim përmes njoftimeve të INTERPOL-it, mes tyre pesë të arratisur të kërkuar ndërkombëtarisht me njoftime të kuqe.

Një nga sekuestrimet më të mëdha u krye në pikën kufitare mes Bullgarisë dhe Turqisë, ku u zbuluan dy kamionë të rëndë që transportonin mbi 1 000 armë të kategorisë ushtarake.

Sipas INTERPOL-it operacioni nxori në pah rrezikun që armët e përdorura në konflikte të armatosura të përfundojnë në duart e rrjeteve të krimit të organizuar dhe të përdoren për kryerjen e veprave të tjera penale.

Autoritetet sekuestruan gjithashtu 268 granata dore, ndërsa sekuestrimi më i madh i këtij lloji u regjistrua në Serbi, ku u zbuluan 68 granata që po trafikoheshin nga Bosnjë-Hercegovina.

Në Serbi u zbulua edhe një punishte e fshehtë, ku armët me gaz dhe ato sinjalizuese modifikoheshin për t’u shndërruar në armë zjarri.

Operacioni identifikoi edhe lidhje mes rrjeteve të trafikimit të armëve dhe kontrabandës së emigrantëve.

Në Bullgari u sekuestruan 20 varka të fryra që po transportoheshin drejt një vendi të Evropës Perëndimore.

Informacionet paraprake sugjerojnë se dërgesa lidhej me rrjete kriminale që ndihmojnë emigrantët të kalojnë ilegalisht La Manshin.

Gjatë operacionit u ndaluan edhe emigrantë të parregullt, njëri prej të cilëve kishte me vete një pushkë automatike dhe disa fishekë.

Përveç armëve dhe eksplozivëve, autoritetet sekuestruan lloje të ndryshme drogash të paligjshme, përfshirë kokainë dhe marijuanë, si dhe cigare të falsifikuara, tekstile dhe produkte ushqimore të padeklaruara.

Organizmi policor, me qendër në Lion, theksoi se bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbësor për identifikimin e rrugëve të trafikimit, shkatërrimin e rrjeteve kriminale dhe parandalimin e përhapjes së armëve të paligjshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.