☁️
Tiranë 13°C · Vranët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 101.10 ▼2.1%
ARI 4,018 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,988 ▼ -0.65% ETH $2,315 ▼ -1.27% XRP $1.2846 ▼ -1.05% SOL $100.7700 ▼ -0.71%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.10 ▼2.1 % ARI 4,018 ▲0.26 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.10 ▼2.1 % ARI 4,018 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Bota

U ndërprenë të premten, restaurohen pjesërisht linjat e komunikimit në Gaza

Komunikimet në Gaza u rivendosën pjesërisht të dielën në mëngjes, sipas dy ofruesve të shërbimeve dhe një grupi monitorues.

Palestine Telecommunications (Paltel) njoftoi në një  postim  në faqen e saj në Facebook se linjat fikse, celulare dhe lidhja e internetit po riktheheshin gradualisht pasi u ndërprenë rëndë të premten në mbrëmje.

“Pavarësisht nga serioziteti i situatës në terren, ekipet tona teknike ishin dhe po bëjnë ende gjithçka për të riparuar sa më shumë dëme në rrjet, sa më shumë që të jetë e mundur dhe brenda mundësive të disponueshme”, tha Paltel në deklaratën e saj të dielën.

Kompania e Telekomunikacionit Jawwal  gjithashtu njoftoi të dielën se shërbimet e saj të telekomunikacionit “po riktheheshin gradualisht”.

Në një  përditësim të veçantë  të postuar në X  organizata e monitorimit të internetit NetBlocks tha se interneti po rikthehej në Gaza.

“Të dhënat e rrjetit në kohë reale tregojnë se lidhja e internetit po rikthehet në Rripin e Gazës; shërbimi u ndërpre të premten në mes të bombardimeve të rënda nga Izraeli, duke lënë shumicën e banorëve të shkëputur nga bota e jashtme në një moment kritik”, thuhet në mesazh.

Kompania e telekomunikacionit në pronësi të Katarit, Ooredoo, e cila gjithashtu ofron shërbim celular në Gaza, nuk dha një përditësim për rifillim të shërbimit.

Top Channel

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.