U përlesh me Policinë dhe shkatërroi ambientet e Komisariatit nr. 2, kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në ish
Një 30-vjeçar nga Thumana kishte zgjedhur një formë jo të zakonshme për të frekuentuar jetën e natës në zonën e ish bllokut.
Veç muzikës dhe alkoolit për adrenalinë ai mbante edhe një pistoletë në brez. Por kjo nuk mbeti një e fshehtë.
Forcat e komisariatit nr. 2 në kryeqytet kishin marrë informacion për 30-vjeçarin problematik të arrestuar 3 herë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe 2 herë për plagosje, raporton Top Channel.
30-vjeçari Petrit Shima u arrestua teksa po lëvizte me taksi në zonën e ish Bllokut dhe pistoleta që ai mbante pa leje u sekuestrua. Në pranga ra dhe shoku i tij 25 vjeç, Redion Hymeri, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.
Por vënia në pranga nuk e ndali paligjshmërinë. Nën efektin e alkoolit 2 të rinjtë kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, dhe më pas, kanë dëmtuar ambientet e dhomës së shoqërimit në komisariatin nr 2.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.