🌦️
Tiranë 20°C · Rrebesh i lehtë 21 Tetor 2026
S&P 500 7,741 ▲0.37%
DOW 52,575 ▲0.15%
NASDAQ 26,657 ▲0.88%
NAFTA 97.82 ▲0%
ARI 4,145 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,499 ▲ +2.46% ETH $2,504 ▲ +2.88% XRP $1.3786 ▲ +4.77% SOL $108.1900 ▲ +2.75%
S&P 500 7,741 ▲0.37 % DOW 52,575 ▲0.15 % NASDAQ 26,657 ▲0.88 % NAFTA 97.82 ▲0 % ARI 4,145 ▲0.06 % S&P 500 7,741 ▲0.37 % DOW 52,575 ▲0.15 % NASDAQ 26,657 ▲0.88 % NAFTA 97.82 ▲0 % ARI 4,145 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Kronika

U tha se ishte shoferi i tij, deputeti i PS-së reagon pas vetëvrasjes së 46-vjeçarit në Tiranë: Lajm i pavërtetë…!

Deputeti i PS Eduart Shalsi ka deklaruare se 46-vjeçari Ismet Habili që u gjet i vrarë në makinë, nuk ka qenë shofer.

“Lidhur me lajmin e publikuar në disa media për ngjarjen tragjike në zonën e Komunës së Parisit, dua të sqaroj se informacioni sipas të cilit 46-vjeçari ishte shoferi im është i pavërtetë”, deklaron Shalsi.

Ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave të saj.

Siç kemi raportuar deri më tani, referuar hetimeve të kryera dyshimet janë se Habili rreth orës 20:20 të mbrëmjes së djeshme i dha fund jetës së tij pasi u vetëqëllua me armë zjarri.

Ndonëse fillimisht u dyshua për atentat me silenciator, pasi në momentin e ngjarjes në zonë raportohet se nuk janë dëgjuar të shtëna me armë, ngjarja mori tjetër kthesë.

Habili kishte një plagë të madhe në kokë dhe në tavanin e mjetit të tij janë gjetur shenja plumbi, ç’ka lë të kuptohej se ai u vetëqëllua.

Rrethanat e vdekjes së Habilit janë të paqarta, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vijim.

Ndërsa dyshimet janë se 46-vjeçari kreu vetëvrasje pas një debati që ka pasur me familjarët e tij, pasi telefonata e fundit e viktimës raportohet se ka qenë me bashkëshorten e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.