☀️
Tiranë 36°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,710 ▼0.18%
DOW 53,885 ▼0.85%
NASDAQ 26,348 ▼0.06%
NAFTA 77.09 ▼0.26%
ARI 4,375 ▲1.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $65,064 ▲ +0.82% ETH $1,926 ▲ +1.13% XRP $1.0361 ▼ -1.19% SOL $73.7600 ▲ +0.56%
S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 77.09 ▼0.26 % ARI 4,375 ▲1.75 % S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 77.09 ▼0.26 % ARI 4,375 ▲1.75 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Kronika

U zhvaste para shqiptarëve nëpërmjet postës, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq nigerianin

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka dërguar në gjyq një nigerian të identifikuar me inicialet L.O. Prokuroria bën me dije se hetimet ndaj tij nisën pasi një operatore në një ‘Call Center’ që merret me shitjen e energjisë elektrike dhe gazit bëri kallëzim ndaj nigerianit.

Ajo denoncoi se më rrjetin e saj social i shkruante vazhdimisht një person me të cilin nisi të komunikojë. Sipas saj nigeriani, hiqej si me kombësi italiane edhe pse nuk dinte të komunikonte në italisht.

Pas disa bisedave në Instagram dhe më pas në WhatsApp, asaj iu kërkua të bënte një pagesë për të marrë një pako surprizë me pretendimin se ai nuk e bënte dot. Më vonë për t’i marrë informacionet bankare, asaj iu kërkua qe pagesa të bëhej me të dhënat bankare të marrësit, duke paguar një shumë të madhe parash. Por edhe pse pako nuk i erdhi asaj iu kërkuan sërish para me premtimin se do ta merrte.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin nigerian L.O., për veprën penale të ‘Mashtrimit Kompjuterik’ parashikuar nga nenet 143/b/1 të Kodit Penal.

Hetimet mbi procedimin penal nr.2103 të vitit 2022, nisën pas kallëzimit të bërë nga shtetasja M.E., operatore në një ‘Call Center’ që merret me shitjen e energjisë elektrike dhe gazit.

Në rrjetin e saj social i shkruante vazhdimisht një person me të cilin nisi të komunikojë. Ky shtetas, hiqej si me kombësi italiane edhe pse nuk dinte të komunikonte në italisht. Pas disa bisedave në Instagram dhe më pas në WhatsApp, asaj iu kërkua të bëhej një pagesë, me pretendimin se ai shtetas nuk e bënte dot, në mënyrë që të merrte një pako surprizë.

Kjo shtetase denoncoi se më rrjetin e saj social i shkruante vazhdimisht një person me të cilin nisi të komunikojë. Ky shtetas, hiqej si me kombësi italiane edhe pse nuk dinte të komunikonte në italisht. Pas disa bisedave në Instagram dhe më pas në ëhatsApp, asaj iu kërkua të bënte një pagesë për të marrë një pako surprizë me pretendimin se ai shtetas nuk e bënte dot. Më vonë për t’i marrë informacionet bankare kallëzueses iu kërkua qe pagesa të bëhej me të dhënat bankare të marrësit, duke paguar një shumë të madhe parash. Por edhe pse pako nuk i erdhi asaj iu kërkuan sërish para me premtimin se do ta merrte. Pas kryerjes së gjithë veprimeve procedurale dhe hetimeve të kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, si dhe mbërritjes së Letër Pororsisë nga ana e autoriteteve italiane, u arrit te identifikohej si posedues i PostePay Evolution shtetasi nigerian me banim në Itali, L.O, lindur në Nigeri i cili dërgohet në gjyq për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik” parashikuar nga nenet 143/b /1 të Kodit Penal. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, duke marrë shkas se raste të tilla janë të përsëritura e gjithnjë e më tepër shtetas po bëhen pre e mashtrimeve të tilla online, u bën thirrje sërish të gjithë shtetasve të mos japin të dhënat personale apo llogaritë bankare, në mënyrë që të mos bëhen pre e sulmeve dhe mesazheve të rreme kompjuterike me qëllim vjedhjen e kredencialeve në komunikimet online dhe vlerave monetare të tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.