Bota

UASHINGTON – Ish-drejtori i fushatës së Trump akuzohet për komplot kundër SHBA-së

Paul Manafort, ish-drejtori i fushatës së Donald Trump, do të përballet me 12 akuza, mes të cilave dhe për komplot kundër SHBA-së, pastrim parash, deklarata të rreme dhe mosdeklarim të llogarive jashtë vendit, njoftoi prokurori special për hetimin rus.

“Manafort, i cili mbërriti sot në zyrën e FBI në Uashington, pritet të dalë para drejtësisë”, theksoi Peter Carr, zëdhënës i Robert Mueller.

Ish-drejtorit të fushatës së Donald Trump, Paul Manafort, iu bë e ditur të paraqitet sot para drejtësisë në kuadër të hetimit për çështjen ruse të ndërmarrë nga prokurori special, Robert Mueller, konfirmoi “New York Times”.

Bëhet fjalë për padinë e parë në kuadër të një hetimi për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në nëntor të vitit 2016.

“Ky urdhër përfshin gjithashtu Rick Gates, partner i Paul Manafort. Dy personat dyshohen se janë paguar nga Evropa Lindore”, sipas “New York Times”.

Manafort u paraqit sot edhe në FBI, në kuadër të këtij hetimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button