☁️
Tiranë 20°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.71 ▼4.24%
ARI 3,907 ▲0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,000 ▼ -0.17% ETH $2,288 ▲ +0.67% XRP $1.2485 ▼ -0.78% SOL $94.1300 ▼ -1.55%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.71 ▼4.24 % ARI 3,907 ▲0.21 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.71 ▼4.24 % ARI 3,907 ▲0.21 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

UASHINGTON – SHBA-ja vendos kufizime për vizitorët nga Kongoja për shkak të Ebolas

UASHINGTON, 16 korrik /ATSH-DPA/- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndaluar dje hyrjen në vend, për qytetarët dhe banorët e tyre, që kanë qenë kohët e fundit në Republikën Demokratike të Kongos, për shkak të përhapjes së virusit Ebolas.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, vendosi kufizime që pengojnë hyrjen në territorin amerikan, për personat që kanë qëndruar në Kongo, gjatë 21 ditëve të fundit përmes fluturimeve komerciale.

Sipas faqes së ambasadës amerikane në Kongo, vizitorët që kanë qenë në këtë vend brenda periudhës 21-ditore, nuk do të lejohen të hipin në avionë me destinacion Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Qytetarët dhe shtetasit amerikanë, që kanë qenë në Republikën Demokratike të Kongos duhet të planifikojnë të qëndrojnë jashtë këtij vendi për 21 ditë, përpara se të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ministria e Informacionit e Kongos njoftoi sot se më shumë se 2 mijë persona janë infektuar me virusin Ebola.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i rasteve të konfirmuara ka arritur në 2.011, ndërsa janë regjistruar 754 viktima. Autoritetet po ndjekin rastet në pesë provinca, ndërsa epiqendra e shpërthimit mbetet provinca verilindore Ituri, e cila kufizohet me Ugandën dhe Sudanin e Jugut.

Edhe Uganda ka raportuar raste me Ebola, përfshirë dy viktima.

Ebola është një sëmundje virale kërcënuese për jetën, e cila transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me persona të infektuar dhe lëngjet e tyre trupore.

Shpërthimi aktual i sëmundjes, ka rezultuar veçanërisht i vështirë për t’u kontrolluar, pasi deri tani, nuk ka as një vaksinë specifike dhe as një trajtim të drejtpërdrejtë për variantin “Bundibugyo” të virusit Ebola.

Që nga fillimi i korrikut, po zhvillohen prova klinike për dy terapi antivirale që synojnë trajtimin e kësaj forme të virusit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.