🌧️
Tiranë 18°C · Shi i lehtë 25 Shtator 2026
S&P 500 7,704 ▼0.02%
DOW 51,350 ▼0.31%
NASDAQ 26,939 ▲0.01%
NAFTA 93.27 ▼1.42%
ARI 4,310 ▲0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $83,988 ▼ -0.24% ETH $2,676 ▼ -0.44% XRP $1.5365 ▲ +2.32% SOL $116.4000 ▲ +1.23%
S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 93.27 ▼1.42 % ARI 4,310 ▲0.27 % S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 93.27 ▼1.42 % ARI 4,310 ▲0.27 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Bota

UASHINGTON – Xi: Kina dhe SHB duhet të eksplorojnë një model të ri bashkëjetese mes dy kombeve

UASHINGTON, 25 shtator /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Donald Trump, priti Presidentin e Kinës, Xi Jinping, në Shtëpinë e Bardhë për një darkë shtetërore luksoze, ku të dy udhëheqësit përshëndetën një kapitull të ri në miqësinë e tyre.

Në darkë morën pjesë liderë biznesi miliarderë, zyrtarë të administratës Trump, drejtorë ekzekutivë të kompanive të teknologjisë amerikane dhe të tjerë.

Trump dhe Xi lavdëruan njëri-tjetrin, duke u zotuar të vazhdojnë bisedimet për të siguruar stabilitet midis dy kombeve të tyre. Por ekspertët thonë se deri më tani nuk është arritur shumë konkrete në bisedime.

”Unë dhe Presidenti Trump zhvilluam diskutime të hapura dhe të thelluara, duke arritur një mirëkuptim të përbashkët për shumë çështje”, deklaroi presidenti kinez Xi Jinping.

”Këto bisedime e kanë pasuruar me përmbajtje të re marrëdhënien konstruktive dhe stabilitetin strategjik midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, duke ofruar gjithashtu një drejtim të ri strategjik për marrëdhëniet tona”, theksoi ai.

“Kina dhe SHBA-ja duhet të veprojnë si fuqi të mëdha e të përgjegjshme: duke përmbushur pritshmëritë e popujve të tyre përkatës, duke ecur në hap me kohën dhe duke eksploruar një model të ri bashkëjetese midis kombeve të mëdha”, shtoi Xi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.