🌧️
Tiranë 18°C · Shi i lehtë 25 Shtator 2026
S&P 500 7,704 ▼0.02%
DOW 51,350 ▼0.31%
NASDAQ 26,939 ▲0.01%
NAFTA 93.63 ▼1.04%
ARI 4,315 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $84,413 ▲ +0.59% ETH $2,692 ▲ +0.58% XRP $1.5460 ▲ +3.67% SOL $117.2900 ▲ +2.37%
S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 93.63 ▼1.04 % ARI 4,315 ▲0.39 % S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 93.63 ▼1.04 % ARI 4,315 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Wadephul viziton Otavën për bisedime mbi sigurinë dhe teknologjinë

OTAVË, 25 shtator /ATSH-DPA/- Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul do të vizitojë sot Kanadanë, gjatë një ndalese në Otavë, në kuadër të udhëtimit të tij për pjesëmarrjen në Debatin e Përgjithshëm të OKB-së në Nju Jork.

Në Otavë, Wadephul do të zhvillojë takime të veçanta me ministren e Jashtme kanadeze Anita Anand, ministrin e Mbrojtjes David McGuinty dhe ministrin e Tregtisë Ndërkombëtare, Maninder Sidhu.

Sipas një zëdhënëseje të Ministrisë së Jashtme gjermane, bisedimet do të përqendrohen te forcimi i bashkëpunimit në siguri dhe mbrojtje, si edhe te teknologjitë e reja, me synimin për të krijuar një partneritet strategjik afatgjatë mes Gjermanisë dhe Kanadasë.

Këtë vit, Gjermania dhe Kanadaja shënojnë 75-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike.

Në bisedime pritet të përfshihet edhe propozimi i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që Kanadaja të bëhet “anëtare e asociuar” e Bashkimit Evropian.

Von der Leyen ka përmendur si fusha të mundshme të bashkëpunimit më të ngushtë teknologjinë, prodhimin e pajisjeve të mbrojtjes, inteligjencën artificiale dhe politikat për Arktikun.

Kryeministri kanadez, Mark Carney ka thënë se është i hapur ndaj idesë së një forme të veçantë anëtarësimi në BE për Kanadanë, pavarësisht kundërshtimit të presidentit amerikan Donald Trump.

Pas takimeve, Wadephul planifikon të kthehet sot në mbrëmje në Nju Jork.

Ai do të mbajë nesër fjalimin e Gjermanisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke zëvendësuar kancelarin Friedrich Merz. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.