Udhëtim në Kejp Taun, 10 këshilla për ta përjetuar ëndrrën në maksimum
Kejp Touni njihet si njëri ndër qytetet më të bukura të botës. I vendosur në këmbët e malit të Tabelës dhe i rrethuar nga dy oqeane, metropoli i Afrikës së Jugut është shndërruar prej kohësh tashmë në një destinacion turistik të preferuar. Por ja se si mund ta përjetoni aventurën në këtë qytet, bazuar në disa këshilla “konfidenciale”, duke e bërë atë qytetin tuaj të ëndërruar
Një panoramë frymëzuese, 3700 orë diell në vit dhe mbi 2,3 milionë banorë të prejardhjeve të ndryshme racore e gjuhësore, e bëjnë qytetin mbi Kepin e Shpresës, të ketë një atmosferë speciale.
Përzierja kulturore dhe një “lifestyle” relaksues, i përshtatet tërësisht një parajse për njerëzit kreativë. Shumë prodhime kinematografike, sete fotografike dhe regjistrime nga fusha e hiteve muzikore, gjenden para kulisave të një vendi të papërsëritshëm. Bare, në të cilat pulson jeta, restorante të shkëlqyera dhe verëra shumë të vlerësuara, janë ato që joshin shumëkënd të shkojë atje nga e gjithë bota.
Në këtë qytet ekzistojnë mundësi shumë të mira “shopping”-u, një kurs këmbimi shumë të leverdishëm dhe plazhe “ëndërr” – kushtet më të mira pra për një palë pushime të ëndërruara. Me këto këshilla, ju do ta përjetoni qytetin e Kepit të Shpresës së Mirë edhe më fort, duke njohur edhe anët e tij të panjohura – përtej asaj çka ofrojnë guidat turistike apo turizmi masiv.
-
Të pushtosh qytetin me kajak e katamaran
Direkt pas fluturimit duhet ta ndiesh me domosdo erën përkëdhelëse që të rreh fytyrën e të nisësh të lëvizësh disi: me një tur me kajak përgjatë kanaleve, qyteti i Kepit përjetohet nga një perspektivë ndryshe: vështrimi shtrihet mbi ujëvarat e famshme deri në masivet e rërës e ato të granitit të Malit të Tabelës (Table Berg). Ose shkohet drejt e në Atlantik: rrugëtimi mbi katamaranin luksoz 40 këmbë të lartë “Fujicat” përgjatë bregut, është i paharrueshëm.
2. Të shijosh pijen kombëtare me çaj “Rooibo”
Vendi më i mirë për të shijuar pijen kombëtare afrikano-jugore, ose çajin “Rooibos”, ështëClaremont. Në “O’Ways Teacafé” gjenden plot 80 lloje të ndryshme çaji. Edhe menytë përgatiten me pijen kombëtare jugafrikane, e cila shkon shumë e është madje ideale si bazë për gjellët e ëmbla. Ai që preferon kafe, këtu natyrisht që do ta gjejë shpejt veten.
3. Të mësosh diçka për Aparteidin
Një domosdoshmëri absolute është edhe vizita te “District Six Museums”. Lagjja e qytetit për shumë kohë shërbeu si një kazan ku shkriheshin kulturat e ndryshme, derisa ai gjatë Aparteidit në vitin 1966 u shpall edhe si “zonë e bardhë”. Shtëpitë e banorëve etnikë, të mbarsura me plot ngjyra, u rrëzuan përtokë dhe banorët e tyre u dëbuan me dhunë. Muzeu që është ndërtuar atje pranë një kishe, mundëson një vështrim kritik e mbresëlënës në përditshmërinë e asaj kohe dhe në lëvizjen anti-Aparteid.
4. Biftek e copëza të mëdha mishi në zgarë
Afrika e Jugut është një Eldorado për fansat e mishit. Biftekët krokantë shijohen shumë mirë te restorant “Tintswalo Atlantic Lodge” në Hout Bay. Mbi tarracë, me vështrimin mbi Atlantik dhe dritat e qytetit, biftekët shijojnë më së miri. Por edhe mikpritja e përzemërt e bën vaktin e darkës atje të përjetohet në mënyrë të paharrueshme.
5. Tregu ekzotik në Woodstock
“Greenmarket Square” është vendi që e njeh gjithkush ndër vizitorët e Kejp Taunit. Por një vend për të gjitha shijet mbetet sigurisht, tregu në “Old Biscuit Mill” në pjesën jugore të qytezës “Woodstock”. Rreth 100 tezga me fruta e perime të freskëta, erëza lokale, mall ndërkombëtar e gjëra të tjera të shijshme – të sapogatuara – presin vizitorët në “Neighbourgoods-Market”. Vetëm të shtunave.
6. Skena artistike në një lagje të vjetër punëtorësh
Me një tur që organizohet për temën “Streetart”, vijon më tej edhe xhiroja në Woodstock. Zona e dikurshme industriale, sot tërheq para së gjithash studentë dhe krijues të rinj, që ndërtesat e vjetra dhe stabilimentet e prodhimit të birrës, po i shndërrojnë në një skenë moderne artistike. Ekipi i “A-Word-of-Art”, ofron ture dhe vizita në brendësi të zonës së dikurshme të punëtorëve.
7. Të shijosh verën nën malet e Durbanville-it
Të vizitosh Afrikën e Jugut pa provuar verën, është një gjë e pamundur: Absolutisht të rekomanduara janë kantinat moderne të vreshtave “Durbanville”. Këtu ka katër verëra të bardha e katër të kuqe. Një shëtitje në panoramën frymëzuese të malit të Tabelës, në “Lion’s Head” dhe “Signal Hill”, “Robben Island” dhe në Gjirin e Kepit ofrohet gratis.
8. Perëndim dielli me Leonardo DiCaprio-n
Ndërsa dielli perëndon, mund të shkosh drejt Camps Bay, vendi i preferuar i plazhistëve VIP-a nga bota e artit nga e gjithë bota. Me një pije në dorë dhe këmbët në rërë, apo në njërën prej bareve të shumta, dita juaj mbyllet me një “Sundowner”. Sidomos të mbushura me personazhe VIP janë ambientet e “Cafe Caprice” dhe “The Grand”. Leonardo DiCaprio, Adrien Brody dhe Zac Efron, janë parë disa herë atje.
9. Të festosh me “Saison Clubs”
Të jepesh në jetën e natës: për këtë jeni në vendin e duhur, pasi edhe vendasit kërkojnë shpesh variacione. Epiqendër e jetës së natës është “Longstreet” dhe “Greenmarket Square”. Këtu çelen për disa javë çdo vit, të ashtuquajturit “Saison Clubs”. Edhe ujëvara, fronti ujor apo “Waterfront”, ka pësuar një rritje të pamasë në skenën e organizimeve të qytetit të Kepit të Mirë. Këtu gjendet për shembull “Bascule Bar and Wine Cellar” me një panoramë që sheh nga Mali i Tabelës, i cili ofron përzgjedhjen më të pasur të llojeve të Whiskey-t në qytet.
10. Plazhi më i bukur: Bikini Beach
Gordons Bay: ky vend i pakrahasueshëm për peshkim, ndodhet 50 kilometra nga Kejp Taun në rrëzë të maleve “Hottentot” (sipas emërtimit që vjen nga holandishtja, kolonizatorët e parë të Afrikës së Jugut). Atje ka një plazh bikinish, i cili është ideal për banjë dielli. Ai është i mbrojtur nga erërat dhe deti atje është qartazi më i ngrohtë, pasi edhe Oqeani Indian, nuk është shumë larg.
Camps Bay, vendi i preferuar i plazhistëve VIP-a nga bota e artit nga e gjithë bota
Në këtë qytet ekzistojnë mundësi shumë të mira “shopping”-u, një kurs këmbimi shumë të leverdishëm dhe plazhe “ëndërr” – kushtet më të mira pra për një palë pushime të ëndërruara
Ndërsa dielli perëndon, mund të shkosh drejt Camps Bay, vendi i preferuar i plazhistëve VIP-a nga bota e artit nga e gjithë bota. Me një pije në dorë dhe këmbët në rërë, apo në njërën prej bareve të shumta, dita juaj mbyllet me një “Sundowner”. Sidomos të mbushura me personazhe VIP janë ambientet e “Cafe Caprice” dhe “The Grand”. Leonardo DiCaprio, Adrien Brody dhe Zac Efron janë parë disa herë atje
Me një tur që organizohet për temën “Streetart”, vijon më tej edhe xhiroja në Woodstock. Zona e dikurshme industriale, sot tërheq para së gjithash studentë dhe krijues të rinj, që ndërtesat e vjetra dhe stabilimentet e prodhimit të birrës, po i shndërrojnë në një skenë moderne artistike. Ekipi i “A-Word-of-Art”, ofron ture dhe vizita në brendësi të zonës së dikurshme të punëtorëve