☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.62 ▼0.49%
ARI 4,051 ▲2.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,630 ▲ +1.91% ETH $2,334 ▲ +2.9% XRP $1.2921 ▲ +2.72% SOL $93.8300 ▲ +1.45%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.62 ▼0.49 % ARI 4,051 ▲2.8 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.62 ▼0.49 % ARI 4,051 ▲2.8 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Sporti

UEFA vijon inspektimet për EURO U-21 2027, vizita teknike në stadiumet pritëse në Shqipëri

Përfaqësues të UEFA-s kanë zhvilluar vizitën e radhës në Shqipëri në kuadër të përgatitjeve për finalet e Kampionatit Europian U-21 2027, ku vendi ynë do të jetë një nga dy organizatorët e këtij kompeticioni prestigjioz.

Gjatë katër ditëve të inspektimeve, ekspertët e UEFA-s kanë vizituar stadiumet që do të presin ndeshjet e turneut, duke u fokusuar në aspektet teknike dhe operacionale të organizimit. Në qendër të vëmendjes kanë qenë sistemet e ndriçimit, gjeneratorët rezervë, masat e sigurisë dhe elementë të tjerë të rëndësishëm që lidhen me standardet e kërkuara nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Vizita nisi me inspektimin e stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, ndërsa më pas delegacioni u ndal në “Elbasan Arena”. Në ditën e tretë të axhendës, përfaqësuesit e UEFA-s zhvilluan vizita në stadiumin “Air Albania” dhe në “Arena e Demave”, dy impiante ku aktualisht po kryhen investime të rëndësishme infrastrukturore në funksion të EURO U-21 2027.Gjatë qëndrimit në Tiranë, delegacioni u njoh nga afër me ecurinë e punimeve në stadiumin “Air Albania”, ku po realizohet përmirësimi i bazamentit të fushës dhe vendosja e një tapeti të ri me bar hibrid, sipas standardeve më të larta të UEFA-s.

Po ashtu, përfaqësuesit e UEFA-s panë nga afër edhe punimet që po zhvillohen në “Arena e Demave”, ku ka nisur procesi i zëvendësimit të tapetit artificial me bar natyral. Ky investim përfshin heqjen e sipërfaqes ekzistuese, instalimin e sistemit të vaditjes dhe krijimin e një terreni të ri loje, që do të përmbushë kërkesat për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Vizita e radhës konfirmon bashkëpunimin e ngushtë mes FSHF-së dhe UEFA-s në kuadër të organizimit të finaleve të Kampionatit Europian U-21 2027. Federata e Futbollit vijon të punojë për përmbushjen e të gjitha standardeve organizative dhe infrastrukturore, me synimin që Shqipëria të presë me sukses një nga eventet më të rëndësishme të futbollit europian për të rinj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.