⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,586 ▲0.59%
DOW 51,870 ▼0.22%
NASDAQ 25,425 ▲1.04%
NAFTA 96.10 ▼0.37%
ARI 3,943 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,670 ▲ +0.83% ETH $2,296 ▲ +1.89% XRP $1.2821 ▲ +3.43% SOL $93.5200 ▲ +1.5%
S&P 500 7,586 ▲0.59 % DOW 51,870 ▼0.22 % NASDAQ 25,425 ▲1.04 % NAFTA 96.10 ▼0.37 % ARI 3,943 ▼0.67 % S&P 500 7,586 ▲0.59 % DOW 51,870 ▼0.22 % NASDAQ 25,425 ▲1.04 % NAFTA 96.10 ▼0.37 % ARI 3,943 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

UGANDË – Të paktën 20 nxënës humbin jetën në një aksident tragjik me autobus

KAMPALA, 17 korrik /ATSH-DPA/- Të paktën 20 nxënës dhe një i rritur humbën jetën në një aksident të rëndë me autobus në Ugandën lindore, një nga incidentet rrugore më të rënda në vend në vitet e fundit, njoftoi sot policia.

Sipas policisë, nxënësit po ktheheshin dje në mbrëmje nga një ekskursion në Ujëvarat Sipi, në rajonin e Malit Elgon, kur autobusi me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys.

“Drejtuesi i mjetit humbi kontrollin e autobusit, i cili u përplas me një shkëmb të madh në anë të rrugës dhe më pas u rrokullis”, deklaroi policia.

Kryqi i Kuq i Ugandës publikoi fotografi nga vendngjarja, ku shihen trupat e përgjakur të fëmijëve në rrugë.

Media vendase publikoi gjithashtu pamje të autobusit të shkatërruar, të përmbysur dhe pa çati.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar pretendime se autobusi ishte në gjendje të keqe teknike, por autoritetet nuk i kanë konfirmuar zyrtarisht këto raportime. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.