☁️
Tiranë 14°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,037 ▼2.28%
DOW 49,327 ▼1.38%
NASDAQ 22,922 ▼3.42%
NAFTA 83.68 ▲1.99%
ARI 3,491 ▼2.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $57,984 ▼ -3.41% ETH $1,636 ▼ -2.78% XRP $0.8977 ▼ -1.97% SOL $67.0000 ▼ -3.49%
S&P 500 7,037 ▼2.28 % DOW 49,327 ▼1.38 % NASDAQ 22,922 ▼3.42 % NAFTA 83.68 ▲1.99 % ARI 3,491 ▼2.78 % S&P 500 7,037 ▼2.28 % DOW 49,327 ▼1.38 % NASDAQ 22,922 ▼3.42 % NAFTA 83.68 ▲1.99 % ARI 3,491 ▼2.78 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Ukraina

Ukraina dërgon sërish ushqime dhe ilaçe me dronë në Oleshkyn e okupuar: gati 4 tonë në pothuajse 400 pako

Operacioni i dytë i këtij lloji u njoftua të dielën nga ministri i Jashtëm ukrainas, teksa qyteti në vijën e frontit vijon të përballet me mungesa të rënda ushqimi dhe ilaçesh.

Ukraina ka kryer një operacion të dytë të madh për dërgimin e ushqimeve dhe ilaçeve me dronë në qytetin e Oleshkyt në jug, të okupuar nga Rusia, njoftoi të dielën (4 tetor) ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha. Dërgesa e re përbëhej nga gati 400 pako të specializuara me pothuajse katër tonë ushqime dhe ilaçe, të shpërndara me dronë mbi qytet.

Operacionin e kryen efektivë të Gardës Kombëtare ukrainase së bashku me njësi të tjera mbrojtëse, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, siç njofton Reuters. Ministri i Brendshëm Ivan Vyhivskyi falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë aksion humanitar, ndërsa vlerësim të veçantë mori ekuipazhi i dronit “Perun”, i cili gjatë operacionit shpëtoi edhe gjashtë kafshë nga territori i okupuar.

“Prej muajsh, Rusia po përpiqet të izolojë ukrainasit në Oleshky nga bota e jashtme, duke penguar edhe dërgimin e ushqimit për njerëzit që përballen me mungesa të rënda,” shkroi Sybiha në platformën X, në deklaratën që citohet nga Reuters.

Oleshky është qytet në vijën e frontit përgjatë lumit Dnipro, i okupuar nga Rusia që nga viti 2022. Në qytet kanë mbetur rreth 2,000 banorë, mes tyre rreth 50 fëmijë, të cilët prej muajsh vuajnë mungesën e ushqimit dhe ilaçeve. Ombudsmani ukrainas për të drejtat e njeriut, Dmytro Lubinets, ka deklaruar se pala ruse nuk ka pranuar propozimet e Kievit për evakuimin e civilëve.

Vetë Kremlini ka pranuar se Oleshky ka “probleme kritike” me furnizimin, por pretendon se ushtria ruse po punon për t’i zgjidhur. Operacioni i së dielës vjen vetëm pak ditë pas dërgesës së parë të ngjashme në fund të shtatorit, kur dronët ukrainas shpërndanë një ngarkesë të parë me ndihma mbi qytetin e izoluar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.