☁️
Tiranë 14°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,037 ▼2.28%
DOW 49,327 ▼1.38%
NASDAQ 22,922 ▼3.42%
NAFTA 83.68 ▲1.99%
ARI 3,491 ▼2.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $57,751 ▼ -3.44% ETH $1,628 ▼ -2.89% XRP $0.8958 ▼ -1.99% SOL $66.7900 ▼ -3.18%
S&P 500 7,037 ▼2.28 % DOW 49,327 ▼1.38 % NASDAQ 22,922 ▼3.42 % NAFTA 83.68 ▲1.99 % ARI 3,491 ▼2.78 % S&P 500 7,037 ▼2.28 % DOW 49,327 ▼1.38 % NASDAQ 22,922 ▼3.42 % NAFTA 83.68 ▲1.99 % ARI 3,491 ▼2.78 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Idrizi dhe Osmani: Zgjidhja për jurisprudencën në përputhje me Ligjin e Gjuhëve dhe Kushtetutën

Krerët e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve dhe Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës mbështesin propozim-ligjin e Ministrisë së Drejtësisë, sipas të cilit pjesa teorike e provimit të jurisprudencës jepet në shqip, ndërsa pjesa praktike në maqedonisht.

Dy institucionet kyçe që kujdesen për zbatimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut e mbështesin zgjidhjen ligjore të Ministrisë së Drejtësisë për provimin e jurisprudencës, e cila parashikon që pjesa teorike e provimit të jepet në shqip, ndërsa pjesa praktike në maqedonisht. Siç njofton Alsat, drejtori i Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi, dhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, theksojnë se ndryshimet ligjore janë në përputhje me Kushtetutën dhe me Ligjin e Gjuhëve.

Osmani përshëndeti nismën e ministrit të Drejtësisë për propozim-ligjin, duke nënvizuar se provimi, pas disa dekadash, do të jepet edhe në gjuhën shqipe. Ai shtoi se Agjencia vepron në suaza të kompetencave të saj për mbikëqyrjen e zbatimit të gjuhës dhe, përderisa ligji është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet ekzistuese, institucioni nuk ka vërejtje.

Edhe Idrizi vlerësoi se propozimi është në harmoni me Kushtetutën dhe Ligjin e Gjuhëve. Lidhur me vërejtjen që Inspektorati i kishte shqiptuar ish-ministrit Igor Fillkov, për moslejimin e dhënies së provimit të jurisprudencës në shqip në kundërshtim me Ligjin e Gjuhëve, Idrizi tha se me ligjin e ri këto shkelje do të tejkalohen, duke kujtuar se provimi asnjëherë më parë nuk është dhënë në gjuhën shqipe.

Qëndrimi i dy krerëve të institucioneve është në harmoni me qëndrimin e koalicionit VLEN, pjesë e të cilit janë edhe partitë e tyre. Çështja, ndërkohë, ka nxehur retorikën mes dy blloqeve shqiptare: për VLEN-in zgjidhja është historike, ndërsa opozita e vlerëson krejtësisht të kundërtën dhe ka paralajmëruar bllokadë institucionale në Kuvend, me arsyetimin se dhënia e provimit në shqip parashihet tashmë nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve dhe nuk nevojiten ndryshime të reja ligjore. Në një letër të hapur drejtuar ministrit të Drejtësisë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, e ka quajtur zgjidhjen degradim dhe tradhti ndaj shqiptarëve dhe gjuhës shqipe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.