Bota

Ukraina thirrje të huajve: Luftoni me ne/ Gjermania dërgon armë

Ndërsa Ukraina ka hyrë në ditën e 4 të luftimeve të ashpra me pushtuesin rus, ministri i jashtëm Dimtrio Kueba u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të huaj të ndihmojnë Ukrainën të luftojë.
“Të huajt që dëshirojnë të mbrojnë Ukrainën dhe rendin botëror si pjesë e Legjionit Ndërkombëtar të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, ju ftoj të kontaktoni me misionet e huaja diplomatike të Ukrainës në vendet tuaja përkatëse. Së bashku e mundëm Hitlerin dhe do ta mposhtim edhe Putinin’, shkroi ai në twitter.

Nga ana tjetër edhe pse nuk mund të dërgojnë trupa, janë disa shtete të cilat kanë ndihmuar me armë Ukrainën.Gjermania të shtunën ndryshoi një politikë historike të sajën, atë për të mos dërguar kurrë armë në zonat e konfliktit, duke thënë se pushtimi rus i Ukrainës ishte një moment epokal që rrezikoi të gjithë rendin e pas Luftës së Dytë Botërore në të gjithë Evropën.

Vendimi ishte një ndryshim i menjëhershëm i kursit, ku Berlini më në fund u përkul para këtij presioni dhe realitetit që Rusia po rrethon qytetet e Ukrainës dhe po kërcënon të rrëzojë qeverinë në Kiev.

Qeveria gjermane do të dërgojë në Ukrainë 1000 armë antitank dhe 500 sisteme mbrojtëse kundërajrore Stinger. Qeveria ka autorizuar gjithashtu Holandën t’i dërgojë Ukrainës 400 granatahedhës me raketa dhe i ka thënë Estonisë që të dërgojë nëntë granata.

Ndryshimi i qëndrimit të Gjermanisë mund të nënkuptojë një rritje të shpejtë të ndihmës ushtarake evropiane për Ukrainën, pasi një pjesë e madhe e armëve dhe municioneve të kontinentit janë të paktën pjesërisht të prodhuara nga Gjermania, duke i dhënë Berlinit kontroll ligjor mbi transferimin e tyre.
Nga ana tjetër, Polonia ka filluar dërgimin e municioneve në rrugë tokësore, ndërsa Estonia dhe Letonia të premten thanë se kishin filluar të dërgonin karburant për kamione, armë kundër armaturës Javelin dhe furnizime mjekësore në kufirin me Ukrainën për t’ua dorëzuar forcave ukrainase. Po ashtu Republika Çeke tha se do të dërgonte armë dhe municione, dhe Sllovakia tha se do të dërgonte municione, naftë dhe vajguri.

Holanda po ashtu tha se do të dërgojë 200 sisteme të mbrojtjes kundërajrore Stinger në Ukrainë –dhe Belgjika njoftoi se do të furnizonte Ukrainën me 2,000 mitralozë dhe 3,800 ton karburant.

Përtej Atlantikut, Shtetet e Bashkuara të shtunën rritën gjithashtu ndihmën e vazhdueshme ushtarake për Ukrainën, duke autorizuar deri në 350 milionë dollarë për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes së Ukrainës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button