☁️
Tiranë 8°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 101.56 ▼1.28%
ARI 4,700 ▲3.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,017 ▲ +1.72% ETH $2,099 ▲ +2.8% XRP $1.3397 ▲ +0.67% SOL $82.8500 ▼ -0.59%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.56 ▼1.28 % ARI 4,700 ▲3.12 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.56 ▼1.28 % ARI 4,700 ▲3.12 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ulja e TVSH-së për turizmin nxit investimet: 852 mln lekë për 20 struktura akomoduese

Reduktimi në masën 6% i TVSH-së për sektorin akomodues të turizmit duket se ka dhënë efektet e para në drejtim të investimeve në këtë sektor. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë periudhës Korrik-Shtator 2017, janë miratuar rreth 20 leje ndërtimi për hotele, shifra më e lartë e të paktën tre viteve të fundit.

Siç duket edhe në grafikun e mëposhtëm, kërkesa për të ndërtuar apo rikonstruktuar hotele dhe struktura të tjera akomoduese ka ardhur në ngritje menjëherë pas propozimit të nismës për uljen e TVSH-së.

Edhe pse në vetëm 6 muajt e fundit janë dhënë më shumë lejë ndërtimi për hotele se sa në këto tre vjet së bashku, në llogari duhet marrë parasysh edhe dyfishimi i lejeve të dhëna  këtë vit në rang vendi. Një gjë e tillë reflektohet edhe në numrin në rritje të lejeve për të ndërtuar zyra, ndërtesa tregtare, apo ndërtesa industriale.

Në total, vlera e ndërtimit të këtyre 20 hoteleve kap shifrën e 852 milionë lekëve për ndërtim dhe rreth 37 milionë lekëve për rikonstruksion.

Kjo shifër, vetëm për tremujorin e tretë të vitit, tejkalon vlerën totale të investimeve për vitin 2012, 2014 dhe 2015. Shifra është gjithashtu shumë pranë atyre të viteve 2013 dhe 2016, të fiksuara në 1.2 miliardë lekë.

Së bashku me tremujorin e dytë të vitit, ku vlera e investimeve kapi shifrën 639 milionë lekë, mund të themi se ulja e TVSH-së ka dhënë padyshim një dorë të madhe në rritjen e investimeve në sektorin e hotelerisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.