🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,195 ▼0.59%
DOW 49,928 ▲0.67%
NASDAQ 23,688 ▼1.67%
NAFTA 80.61 ▲0.55%
ARI 3,567 ▼2.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $59,796 ▼ -3.58% ETH $1,677 ▼ -5% XRP $0.9173 ▼ -5.6% SOL $69.4000 ▼ -6.87%
S&P 500 7,195 ▼0.59 % DOW 49,928 ▲0.67 % NASDAQ 23,688 ▼1.67 % NAFTA 80.61 ▲0.55 % ARI 3,567 ▼2.3 % S&P 500 7,195 ▼0.59 % DOW 49,928 ▲0.67 % NASDAQ 23,688 ▼1.67 % NAFTA 80.61 ▲0.55 % ARI 3,567 ▼2.3 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Kategoria e Dyte

Ultimatumi i trajnerit të Lushnjës: Të largohemi të gjithë nëse nuk mundim Eagle

Lushnja po kalon një periudhë të vështirë, me rezultate zhgënjyese, sidomos në ndeshjet në shtëpi. Humbja e fundit ndaj Partizanit B ka shtuar shqetësimin, pasi skuadra ka lënë të paktën 7 pikë në fushën e saj, pa llogaritur disfatën ndaj Vllaznisë B. Një bilanc që i ka kushtuar vendin e dytë në renditje.

Megjithatë, trajneri Dorian Bubeqi nuk dorëzohet dhe kërkon reagim të menjëhershëm, duke nisur nga sfida e radhës me Eagles. Pas humbjes, skuadra dhe drejtuesit kanë zhvilluar një analizë, ku janë evidentuar gabimet dhe mangësitë e shfaqura. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Bubeqi ka pranuar situatën e vështirë, por ka theksuar se beson te grupi dhe se objektivi mbetet rikthimi i Lushnjës në Kategorinë e Parë.

ULTIMATUMI I TRAJNERIT DORIAN BUBEQI

“Duhet ta pranojmë se rezultatet nuk janë ato që dëshirojmë të gjithë te një skuadër me emrin dhe traditën e Lushnjës. Situata nuk është aspak e kënaqshme për ne, futbollistët, drejtuesit dhe të gjithë ata që na mbështesin. Megjithatë, ky është realiteti dhe duhet të jemi të drejtpërdrejtë për përgjegjësitë tona, por edhe për rrethanat që na kanë çuar në këtë situatë. Kemi ende tri javë deri në fund të fazës dhe duhet të kërkojmë kthesën, sepse kjo krizë ka rrugëdalje.

Në ndeshjen me Partizanin B na vjen keq, sepse zhvilluam lojën, por u ndëshkuam nga gabimet individuale. Kundërshtari përfitoi nga vendosja jonë e gabuar dhe qëndrimet statike në zonë. Gabimet në shtëpi kanë një kosto të lartë. Kemi humbur të paktën 7 pikë, pa llogaritur ndeshjen me Vllazninë B, dhe kjo na ka kushtuar vendin e dytë. Kjo ecuri duhet të marrë fund sa më shpejt.

Unë kam besimin e klubit, futbollistëve dhe tifozëve. Të gjithë e dinë respektin që kam për Lushnjën dhe misionin për të cilin kam ardhur: ta rikthejmë këtë skuadër në Kategorinë e Parë. Vlerësimi i një sezoni bëhet në fund dhe jo duke ushtruar presion në këtë moment. Na duhet një reagim i menjëhershëm që këtë javë ndaj Eagles. Nëse marrim pikët maksimale në tri ndeshjet e mbetura, mund të ngjitemi në vendin e dytë. Këtë ua kam bërë të qartë edhe futbollistëve gjatë analizës: duhet ta nisim kthesën ndaj Eagles. Nëse dështojmë edhe këtë herë, atëherë duhet të largohemi të gjithë. Megjithatë, unë besoj maksimalisht te forca e skuadrës sime”, përfundoi trajneri Dorian Bubeqi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.