Ekonomia

Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë dhe Biznes Albania i propozon paketë masash qeverisë: Si të shmangen pasojat në ekonomi

Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, ‘Biznes ALBANIA’ dhe gjithë shoqatat e biznesit në Shqipëri i kanë parashtruar disa kërkesa qeverisë, në një kohë kur thuajse të gjitha aktivitetet sipermarrëse janë mbyllur për shkak të koronavirusit në vend. Në këtë kërkesë, Unioni, thekson nevojën se qeveria duhet të angazhohet seriozisht për të perballuar pasojat ekonomiko financiare te COVID 19.

NJOFTIMI

Kerkesat drejtuar Qeverise per te ulur impaktin e COVID-19 ne ekonomi.

1-Unioni i Dhomave te Tregtise Biznes Albania dhe shoqatat e biznesit e vlereson me pasoja te ndjeshme ne ekonomi dhe ne biznese situaten e COVID 19 ne Shqiperi, dhe me pasoja te renda sidomos per biznesin e vogel dhe te mesem, biznesin e sherbimeve, sektorin e turizmit dhe fasonerise etj!

2- Unioni i Dhomave, Biznes Albania dhe shoqatat e biznesit mendojne se Qeveria duhet te angazhohet seriozisht per te perballuar pasojat ekonomiko financiare te covid 19!

Qeveria shqiptare duhet te kerkoj financime nga institucione financiare nderkombetare FMN Banke Boterore dhe institucione te tjeta, nga komisjoni  europjan, per te ndihmuar dhe mbeshtetur bizneset private qe mund te kolapsohen nga kjo situate!

Disa propozime qe adreson biznesi per qeverine do te ishin:

-Te mos paguhen tatim fitimi dhe tatimet e tjera per 3 muaj dhe te kompensohen nga shteti!

-Te mos paguhen sigurimet shoqerore për 3-6 muaj dhe te kompensohen nga shteti!

-Pagesat e energjise dhe ujit te ngrijne per 3-6 muaj varesisht nga kohe zgjatja e situates

-Gjobat e vena biznesit nga institucionet tatimore dhe doganore, per shkak te mos funksionimit te gjykatave te ngrijne per 3-6 muaj

-Kredite te mos paguhen per 3-6 muaj dhe gjate kesaj kohe te ulen interesat ne nivelin e euroriborit, pagesat mbas 3-6 muaj te mos kene penalitete!

Pagat e punonjesve te biznesve te mbyllura te paguhen ne nivelin e raportit mjeksor nga sigurimet shoqerore!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button