Ekonomia

Unioni SHKK: Prezent në 1.100 fshatra, 17 rrethe dhe 35 mijë fermerë

SERAUnioni Shqiptar Kursim Kredi vazhdon të mbështes zonat rurale në vend me kredidhënie. Aktualisht mbi 50 % e fermerëve shqiptarë i kanë zhvilluar aktivitetet e tyre bujqësore dhe blegtorale falë përkrahjes së Unionit, duke përballuar me sukses edhe luhatjet e krizës ekonomike, që mori përmasa botërore. Në total Unioni (që nga krijimi i tij) ka shpërndarë rreth 100 mijë kredi  për fermerët në të gjithë Shqipërinë, dhe pothuajse gjysma e popullsisë në fshat ka mundur të përfitojë nga kjo skemë.

Viti 2015 është karakterizuar nga një trend pozitiv rritje në treguesit e kredidhenies, duke konfirmuar për konsolidimin e mëtejshëm te aktivitetit financiar. Në total për periudhen 12 mujore ka pasur disbursime të 6,300 kredive të reja me një shumë prej 2 miliardë lekë. Kreditë janë disbursuar kryesisht për financimin  aktiviteteve bujqësore (sera, perime, vreshtari, pemëtari, ullishte), blegtorale (mbarështim gjedhësh, të imta, derra, shpendësh), por ecuri të mirë ka pasur edhe kredia familjare e cila është prezantuar gjatë vitit 2015 si një produkt i ri.

Aktualisht Unioni Shqiptar Kursim Kredi dominon tregun e shërbimeve financiare rurale duke patur një prezencë në mbi 1/3 e fshatrave dhe 50% të popullsisë rurale në vend, me një numër mbi 37 mijë antarësh. Nevojat e anëtarsisë, kërkesat në rritje të tregut, përballja me sfidat e së ardhmes, janë faktorët kryesorë, që e bënë të domosdoshëm procesin e konsolidimit. Objektivi final i këtij transformimi, është zgjerimi dhe diversifikimi i shërbimeve financiare për banorët e zonës rurale, rritja e ofertës për shërbime ekskluzive financiare drejt standardit të shërbimeve bankare, duke ruajtur gjithmonë në themel filozofinë e qeverisjes kooperative.

SERA 2Unioni Shqiptar Kursim Kredi është ndër institucionet e para të lëvizjes së mikrofinancës në vendin tonë; një  The basic principles of this philosophy and the proximity of the institution with its members are the keystone of its sustainability.nga projektet e para të zbutjes së varfërisë që në vitin 1992, mbështetur nga BB dhe qeveria shqiptare; por shkk-të  ndër vite u rritën duke u shndërruar në struktura financiare të qëndrueshme në fshat.

Aktualisht edhe ekspertët vlerësojnë se shtrirja gjeografike e vendit, favorizon që bujqësia shqiptare përveç zhvillimit intensiv, e cila është tipike për zonat e ultësirës perëndimore të vendit, të zhvillohet edhe në një dimensionin tjetër, atë kodrinor dhe malor, duke e shndërruar këtë sektor si faktor të rëndësishëm për agroturizmin.

SERA 1Në këtë konteks projektet e mbështetjes po adresojnë ide dhe alternativa, për të tërhequr banorët e zonave kodrinore dhe malore, pranë tokave të tyre, për të zhvilluar dhe shëndërruar resurset e zonave në potenciale turistike, dhe me fitime ekonomike. Megjithatë ende kjo është një sfidë e hapur për bujqësinë e zonave kodrinore, malore, por dhe si një burim i qëndrueshëm të ardhurash, për ata fermerë të cilët jetojnë në këto zona, por edhe burim të ardhurash për ekonominë kombëtare, veçanërisht duke kombinuar potencialet që kjo bujqësi mbart me zhvillimin e turizmit në zonat malore dhe duke krijuar këtë simbiozë të suksesshme, midis bujqësisë dhe turizmit. Sot vendi ynë ka kultura që rriten tipikisht në kodër dhe në mal, për të cilat Shqipëria është e suksesshme edhe në tregjet ndërkombëtare, si p.sh bimët mjekësore edhe ato eterovajore, të cilat mbeten numri një ende i eksporteve shqiptare. Falë mbështetjes që kanë marrë fermerët si nga qeveria ashtu dhe nga Unioni  blegtoria dhe bujqësia janë zhvilluar ndjeshëm këto vite, ku sipas INSTAT eksporti i produkteve blegtorale vitin 2015 u rrit 14,9% krahasur me vitin 2014. Sot Unioni është bërë ndërhyrësi financiar me shtrirjen më të madhe në zonat rurale shqiptare; me një total anëtarësie prej mbi 35,000 fermerë, të shtrira në 1,100 fshatra të 17 rretheve të vendit, ku me shërbime financiare të ofruara prej tij, aksesohet një pjesë tepër e rëndësishme e popullatës në vend, rreth 50% e popullatës rurale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button