Universitatea Craiova-Egnatia, mesfushori Baluta: Në Europë çdo ndeshje është e vështirë
Egnatia, kundërshtari i radhës për Universitatea Craiova në Conference League, raundi i tretë në fazën e grupit. Në prag të kësaj sfide, futbollisti i skuadrës rumune Tudor Băluţă ka theksuar se nuk ka shumë njohuri për skuadrën shqiptare, pa harruar faktin se në europë nuk ka ndeshje të lehta.
“Ne favoritë? Unë them se ky pozicion i favoritit, për të cilin flitet në vendin tonë, vjen edhe nga fakti se ndoshta nuk dimë aq shumë gjëra rreth kampionatit të tyre dhe rreth tyre në përgjithësi”.
“Nuk po them se është gjë e keqe të mendosh se je mirë ose të ndihesh mirë, por ne e dimë shumë mirë si është futbolli. Llogaritjet në letër nuk janë gjithmonë të njëjta me atë që ndodh në fushë”.
“Është një ndeshje në shtëpi, ku shpresojmë të kemi sa më shumë spektatorë me vete. Ndeshja vjen pas një sërë rezultatesh të mira nga ana jonë. Jemi në një moment të mirë, kemi besim dhe e kemi përgatitur ndeshjen shumë mirë, siç bëjmë gjithmonë”.
“Sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë. Jemi në një garë evropiane, çdo ndeshje është e vështirë dhe çdo ekip që arrin këtu e bën këtë me meritë të plotë. Pres që të jetë një ndeshje e vështirë, por ne shkojmë me gjithë besimin se mund të marrim tri pikët. Ky është objektivi ynë i vetëm”.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.