Kërkimi i 69-vjeçarit të zhdukur në Elbasan, ndërhyjnë ekspertët e xhenios! 16 persona në terren
Ekspertët e xhenios janë angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi në Elbasan. Ndërhyrja e tyre synon të lehtësojë punën e ekipeve të emergjencave në rrënojat e godinës, ku vijon kërkimi për 69-vjeçarin Hamit Ibro, i cili rezulton ende i zhdukur.
Në terren po punojnë 16 persona, të organizuar në dy ekipe kërkim-shpëtimi dhe të pajisur me mjetet e nevojshme për ndërhyrje në kushte të vështira.
Shkatërrimi pothuajse i plotë i pallatit e bën operacionin tejet të rrezikshëm, për shkak të mundësisë së shembjes së mëtejshme të strukturës. Nga kontrollet me kamera termike, sipas ekspertëve, mundësitë që 69-vjeçari të gjendet ende në jetë janë shumë të pakta.
Pavarësisht kësaj, kërkimet do të vijojnë deri në fund. Aktualisht, ndërhyrja është përqendruar në pjesën e rrënojave ku, bazuar në informacionet e familjarëve dhe strukturave vendore, dyshohet se ndodhej 69-vjeçari në momentin e shpërthimit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.