⛅
Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 08 Tetor 2026
S&P 500 7,783 ▼0.24%
DOW 51,172 ▼0.02%
NASDAQ 27,385 ▼0.56%
NAFTA 92.24 ▲4.49%
ARI 4,148 ▲0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $82,221 ▼ -1.22% ETH $2,524 ▼ -1.71% XRP $1.3990 ▼ -2.52% SOL $112.4100 ▼ -3.25%
S&P 500 7,783 ▼0.24 % DOW 51,172 ▼0.02 % NASDAQ 27,385 ▼0.56 % NAFTA 92.24 ▲4.49 % ARI 4,148 ▲0.17 % S&P 500 7,783 ▼0.24 % DOW 51,172 ▼0.02 % NASDAQ 27,385 ▼0.56 % NAFTA 92.24 ▲4.49 % ARI 4,148 ▲0.17 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Arte

Universiteti i Arteve dhe Akademia e Leçes synojnë zgjerimin e bashkëpunimit akademik e artistik

Një delegacion i nivelit të lartë nga Akademia e Arteve të Bukura të Leçes (Accademia di Belle Arti di Lecce) zhvilloi sot, një takim në Universitetin e Arteve në Tiranë, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve akademike dhe kulturore mes dy institucioneve.

Delegacioni u prit nga Rektori i Universitetit të Arteve, Erald Bakalli, dhe Përgjegjësi i Sektorit të Projekteve, Pjetër Guralumi.

Takimi u zhvillua në vijim të Marrëveshjes së Mirëkuptimit mes dy institucioneve dhe eksperiencave pozitive të krijuara gjatë vitit të kaluar akademik, veçanërisht për studentët e Fakultetit të Arteve të Bukura.

Në fokus të diskutimeve ishte thellimi i bashkëpunimit ndërkombëtar, me synim krijimin e më shumë mundësive për studentët dhe zhvillimin e projekteve e aktiviteteve të përbashkëta. Bashkëpunimi pritet të përfshijë jo vetëm programet e Fakultetit të Arteve të Bukura, por edhe programet Film dhe Skenografi e Kostumografi të Fakultetit të Artit Skenik.

Nga ana e Universitetit të Arteve u prezantuan publikime të realizuara në kuadër të 60-vjetorit të institucionit, si dhe botime të lidhura me Konferencën e Përvitshme Shkencore të Universitetit.

Vizita vijoi me një ndalesë në Sallën e Madhe të Koncerteve të Universitetit të Arteve, ku delegacioni italian u njoh nga afër me hapësirat dhe mundësitë që ofron ky ambient i restauruar.

Gjatë vizitës u vlerësuan mundësitë për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta artistike, akademike dhe ndërkombëtare, duke e kthyer bashkëpunimin mes dy institucioneve në një platformë të re për shkëmbimin e eksperiencave dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe pedagogët.

Takimi shënon një tjetër hap në forcimin e lidhjeve akademike dhe artistike mes Tiranës dhe Leçes, me synimin që marrëveshja mes dy institucioneve të konkretizohet përmes projekteve të reja dhe aktiviteteve të përbashkëta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.