Urreni punët e shtëpisë? Së shpejti do t’i bëjnë robotët për ju
Nëse i urreni punët e shtëpisë, tregoni edhe pak durim. Së shpejti teknologjia do të përparojë në drejtimin e shtëpisë suaj. Duke përdorur robotët, shkencëtarët synojnë t’ju kursejnë kohë dhe mund
I pakënaqur me lançimin e raketave të ripërdorshme dhe dizenjimin e supermakinave elektrike, sipërmarrësi Elon Musk po kërkon të krijojë robotë shtëpiakë për të ndihmuar njerëzit në familje.
Miliarderi nuk do të punojë përmes SpaceX apo Teslës, por përmes një grupi tjetër shpikjesh për të shtuar perandorinë e tij teknologjike, të quajtur Open AI.
Firma, e kryesuar nga Musk dhe nga presidenti i kompanisë Y Combinator, Sam Altman, planifikon të përdorë robotët e tepërt në vend që të ndërtojë të rinj nga fillimi.
Sipas Business Insider, Open Ai mori më shumë se 1 miliard dollarë financime kur u lançua në fund të vitit 2015 dhe robotët do të jenë një fushë praktike ku kompania do të shfaqë muskujt e vet në inteligjencën artificiale.
Në një postim të uebsajtit të firmës, Open AI tha: “Ne po punojnë për të mundësuar një robot fizik që kryen punët bazike të shtëpisë. Ka teknika ekzistuese për detyra specifike, por ne besojmë se duke u mësuar atyre algoritme, kjo mund të ofrojë ngadalë aftësimin e robotëve për qëllime të publikut të përgjithshëm. Për më tepër, robotët ofrojnë një mënyrë të mirë testimi për çdo ndryshim në inteligjencën artificiale”.
Megjithatë, organizata jofitimprurëse synon që të ketë aspirata më të mëdha sesa thjesht të ngarkojë robotët me punë shtëpie.
Firma gjithashtu po eksploron robotët komunikues të sofistikuar që mund të shkojnë përtej zbulimit të parashikimit të motit dhe drejtimeve, në detyra të vërteta dhe të ngatërruara si diskutimi me një përdorues.
Duke përdorur algoritme të inteligjencës artificiale, këta robotë bisedues do të arrijnë të bëjnë edhe pyetje rreth pikave që nuk i kuptojnë.
Firma shtoi: “Ne gjithashtu formuam skuadra rreth projekteve specifike. Synimi nuk është vetëm zgjidhja e problemeve, por edhe zhvillimi i algoritmeve të përgjithshme që ofrojnë mundësi mësimi gjatë këtij procesi”.
Përmes këtyre algoritmeve, firma synon të ndihmojë në hapjen e mundësive të reja për publikun për të ofruar informacion shtesë te robotët.
Por Open AI po synon lojërat si një tjetër mjet për përmirësimin e AI, duke ofruar mundësinë e algoritmeve të mësojnë edhe më tepër duke luajtur dhe përmes qasjes që do të kërkojë “përparime të caktuara” në modelimin dhe riformimin e të mësuarit.
Duke komentuar për suksesin aktual të Google me inteligjencën artificiale, ku një kompjuter arriti të mundë një konkurrent njerëzor në një lojë, firma u shpreh se ishte frymëzuar për të çuar përpara përdorimin e robotëve, në mënyrë që të merren rezultate edhe më të rëndësishme.
Open AI pranon se sapo ka filluar puna e saj për projektet e së ardhmes, por nëse projektet e tjera të Musk janë shumë të pakapshme sepse lidhen me hapësirën, Open AI është, në të vërtetë, përfshirje në një fushë ku gjithnjë e më shumë konkurrentë po luajnë.
Më herët këtë javë, prodhuesi japonez i makinave Toyota ofroi informacione për planet e veta për ndihmë mekanike për më të moshuarit.
Instituti i Kërkimit të Toyota-s – divizioni i kërkimeve të përparuara të prodhuesit të makinave – tha se kompania po kërkon të nxisë sigurinë duke u ofruar makinave mundësinë të parashikojnë dhe të shmangin aksidentet e mundshme, duke përdorur inteligjencën artificiale.
Vitin e shkuar Toyota lajmëroi se do të investojë 1 miliardë dollarë në pesë vitet e ardhshme, por zotimet e fundit të firmës tregojnë se në të ardhmen mund të përdorë të njëjtat metoda që po përdoren për prodhimin e makinave në një shkallë më të gjerë që do t’i bëjë robotët edhe më të lirë.
Çfarë është Open AI?
Open Ai është një kompani jofitimprurëse e inteligjencën artificiale që është krijuar vitin e shkuar nga Elon Musk dhe Sam Altman për të krijuar robotë që do të ndërveprojnë në fusha të ndryshme të jetës sonë të përditshme për të ofruar më shumë lehtësi.
Së fundmi, firma përcaktoi synimet e saj për të përdorur robotët e krijuar për t’u dhënë atyre detyra brenda shtëpisë. Një kërkim i fundit ka zbuluar se një në pesë të rritur në Britani do të dëshironte të ngarkonte një robot me detyrën e hekurosjes.
Sondazhi zbuloi se gjysma e britanikëve gjithashtu besojnë se teknologjia do të përparojë së shpejti për të bërë makinat pa shoferë edhe më të përhapura dhe për t’i bërë robotët pastrues një realitet në 25 vitet e ardhshme.
Etika dhe robotët
Vitin e shkuar, Google krijoi një bord të etikës për të mbikëqyrur punët e kompanisë mbi inteligjencën artificiale. Gjiganti i kërkimit në internet ka kërkuar që disa kompani robotike të bashkëpunojnë për të krijuar një manual të etikës së robotikës ndaj sjelljes njerëzore. Bordi i etikës do të ketë gjithashtu detyrën e kontrollit të projekteve robotike që të mos dalin nga kornizat e pranueshme për njerëzimin.