Ushtarakë në emigrim/ U plagos në Afganistan, komandoja shqiptar bashkohet me ish-eprorin në SHBA
E në mërgim ai është bashkuar me ish-eprorin e tij, kolonelin Dritan Demiraj. Ka qenë ky i fundit që ka publikuar dhe foton me Peçin duke dhënë edhe një mesazh.
“Sonte pata kënaqësinë të kisha për darkë në shtëpi në Michigan ish kolegun tim të nderuar Alksandër Pecin.
Sandri në datën 20 shkurt 2012 gjatë kryerjes së detyrës me misionin “Eagle-4” në Daman, Kandahar, Afganistan u plagos rëndë në krye të detyrës nga një sulm i pabesë i terroristëve Afganë, ku fatkeqësisht humbi jetën kolegu jonë i nderuar Kapiten Feti Vogli.
Ndjehem pafundësisht i nderuar që pata privilegjin dhe përgjegjësinë të punoj, komandoj dhe luftoj me këta njerëz të nderuar, trima dhe patriotë, të cilët vetëm i kanë dhënë Kombit Shqiptar dhe nuk i kanë marrë asgjë dhe që luftuam në frontin më të vështirë të luftës krah për krah me ushtrinë amerikane”, shkruan Demiraj në “Facebook”.