Ushtria amerikane vendos nëndetëset bërthamore pranë Koresë së Veriut
Një grup i anijeve luftarake bërthamore dhe nëndetëseve amerikane janë vendosur në afërsi së Koresë së Veriut pas kryerjes së stërvitjeve të mëdha të luftës, raporton “Daily star”.
Flotilja e anijeve dhe nëndetëseve, e udhëhequr nga transportuesi i avionëve USS Ronald Reagan, u fut në Korenë e Jugut të shtunën pas një jave stërvitjesh të përbashkëta detare.
Nëndetëset USS Tucson dhe USS Michigan, dhe 40 anije u bashkuan me transportuesin e avionëve në qytetin portual Busan të Koresë së Jugut Busan.
Trajnimet pesë-ditore – përfshirë edhe avionët luftarakë dhe helikopterët amerikanë – janë duke u stërvitur për një sulm eventual kundër Koresë së Veriut.
Marc Dalton, shefi i grupit të nëndetëses, Ronald Reagan, përshkroi stërvitjet si një pjesë “rutinë” e partneritetit të tyre mbrojtës me Korenë e Jugut.
“Kjo vizitë në port është përfundimi i përsosur për këtë stërvitje të planifikuar rregullisht me homologët e Marinës së Republikës së Koresë,” tha ai.
Por ushtrimet masive ushtarake vijnë mes tensioneve të larta midis regjimit totalitar të Kim Jong-ut dhe të SHBA-ve.
Mediat shtetërore të Koresë së Veriut i kanë quajtur stërvitjet e luftës amerikane në rajon si “të qëllimshme” që mund të “ndezin luftën bërthamore”.
Nëndetësja amerikane luftarake e vendosur në Korenë Veriore.