Ushtria libaneze: forcat izraelite hodhën granata zanore në zonën e sigurisë në Deir Mimas — u tërhoqën pas ankesës
Ushtria libaneze njoftoi se forcat izraelite hodhën granata zanore brenda një zone të caktuar sigurie në qytetin Deir Mimas, në rrethin Marjayoun të Libanit jugor. Incidenti u bë publik përmes një deklarate në llogarin zyrtare të ushtrisë në platformën X.
Sipas deklaratës, ushtria libaneze kishte ngritur pika të reja vëzhgimi në periferi të Deir Mimasit të enjten, më 10 shtator, për të “inspektuar tokat bujqësore”, në koordinim me Grupin e Koordinimit Ushtarak për Libanin (MCG4L), të krijuar nga marrëveshja-kornizë e fundit të qershorit mes qeverive izraelite dhe libaneze.

Pas incidentit të sotëm, ushtria libaneze e komunikoi shkeljen përmes mekanizmit të koordinimit. Si rezultat, ushtria izraelite u largua nga zona e caktuar dhe forcat libaneze u kthyen në bazën e tyre.
Ushtria libaneze është vënë shpesh nën zjarrin e ushtrisë izraelite që nga shpërthimi i luftës së hapur mes Izraelit dhe Hezbollahut më 2 mars 2026, me të paktën 50 pjesëtarë të ushtrisë libaneze të vrarë në incidente të tilla, sipas të dhënave të publikuara.
Burimi: Al Jazeera



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.