Ushtria serbe stërvitje pranë kufirit me Kosovën, Kurti: Po na provokojnë! Duan të cenojnë integritetin territorial
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, duke i cilësuar ato si provokim dhe përpjekje për të cenuar integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit.
Ai ka deklaruar se institucionet e sigurisë janë të përgatitura dhe se kufiri i Kosovës është i mbrojtur në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
“Ky është një provokim i Serbisë, i cili natyrisht që dëshiron ta cenojë integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të Republikës sonë. Bëhet fjalë për njësi të cilat e kanë trajnuar kryekriminelin dhe kryeterroristin Milan Radoiçiç, në bazat e stërvitjes për vrasjen e policit të Kosovës, heroit Afrim Bunjaku. Por në të njëjtën kohë tregon edhe pafuqinë e tyre. Sepse në Kosovë më nuk ka struktura ilegale të cilat mund ta cenojnë stabilitetin institucional, integritetin territorial, sovranitetin shtetëror, paqen dhe sigurinë për të gjithë. Dhe nga kjo pafuqi e tyre që të bëjnë diçka brenda Kosovës tash kanë shkuar aty rrotull kufirit edhe përpiqen që të demonstrojnë forcën”, tha ai në një deklaratë për media pas përurimit të segmentit të rrugës Vushtrri-Prishtinë.
The post Ushtria serbe stërvitje pranë kufirit me Kosovën, Kurti: Po na provokojnë! Duan të cenojnë integritetin territorial appeared first on Sot News | Lajme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.