roze

Vajza e Depp, e frikësuar nga rrjetet sociale

Ajo është vajza model e Johnny Depp dhe Vanessa Paradis, por Lily-Rose Depp shprehet se nuk është aspak e lehtë për të që të jetë vetvetja dhe se rrjetet sociale e stresojnë shumë.

Në një intervistë të dhënë për revistën “Love”, 16-vjeçarja ka treguar se është shumë e shqetësuar që njerëzit pretendojnë se janë ajo në rrjetet sociale.

“Kam nisur të përdor rrjetet sociale në moshën 12-vjeçare dhe kisha llogari private, por që atëherë njerëzit hapën faqe me të njëjtin emër, ku pretendonin se isha unë ose vëllai im. Është kaq e bezdisshme dhe e çuditshme”, ka thënë ajo.

“Frika ime më e madhe është se njerëzit do të lexojnë ose shohin diçka në ato llogari falso dhe do mendojnë se jam unë kur në fakt nuk është e vërtetë”.

Aktorja ka treguar se pavarësisht të gjithave, i pëlqen rrjetet sociale pasi përmes tyre mund të kontrollojë imazhin e saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button