☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 92.64 ▲1.49%
ARI 4,826 ▼0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $73,912 ▼ -1% ETH $2,319 ▼ -3.05% XRP $1.3519 ▼ -1.64% SOL $83.0200 ▼ -3.62%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.64 ▲1.49 % ARI 4,826 ▼0.51 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.64 ▲1.49 % ARI 4,826 ▼0.51 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
roze

Vajza e Whitney Houston pranë vdekjes

Policia amerikane vazhdon të hetojë për të zbuluar se çfarë ndodhi mëngjesin e 31 janarit, kur vajza e këngëtares së ndjerë Whitney Houston u gjet pa ndjenja në vaskën e shtëpisë së saj në Rozuell.

1423136760whitney-vajzaDisa detaje të reja kanë dalë në dritë teksa Brown vazhdon të luftojë për jetën e saj, edhe pse mjekët i japin pak shanse.

Një prej tyre është se Brown dhe partneri i saj Nick Gordon, sipas avokatit të babait të saj, nuk janë martuar kurrë në rrugë ligjore.

Ndërsa një tjetër është se Gordon u largua nga shtëpia fare pak ditë para shtrimit të 21-vjeçares në spital dhe që prej atëherë ajo kishte qenë në depresion.

Dhe i fundit, një dëshmitar i mundshëm mund të jetë larguar nga vendi i ngjarjes atë mëngjes.

E ndërsa prognoza nuk duket e mirë për Bobbi Kristina, babai i saj Bobby Brown ka kërkuar respektimin e privatësisë.

“Çështja tani është se kur do të dorëzohen familjarët dhe të pranojnë se ajo nuk do t’ia dalë. Mjekët ua kanë lënë në dorë atyre të vendosin për sa kohë duan ta mbajnë gjallë”, ka thënë një burim i afërt me familjen për “Fox News”.

Brown, 21 vjeç, u kalua në gjendje kome nga vetë mjekët, pasi partneri i saj Nick Gordon dhe një shok e gjetën pa ndjenja në vaskë. Në kontrollin e parë të shtëpisë së saj nuk u gjetën lëndë narkotike apo ilaçe, por TMZ raporton se ato u gjetën në një kontroll të dytë.

Si për koinçidencë, e ëma e Brown, Whitney Houston u gjet e vdekur në vaskën e dhomës së saj në një hotel në Beverly Hills thuajse tre vjet nga dita kur vajza u gjet në një situatë identike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.