☁️
Tiranë 17°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.43 ▼0.32%
ARI 4,037 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,261 ▲ +0.13% ETH $2,329 ▲ +0.45% XRP $1.3128 ▲ +1.49% SOL $100.6600 ▼ -0.68%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.43 ▼0.32 % ARI 4,037 ▼0.03 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.43 ▼0.32 % ARI 4,037 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Politika

Vangjeli: Duhet dialog me protestuesit dhe adresimi i shqetësimi kryesor të tyre, rishkrimi i Kushtetutës

Analisti Lorenc Vangjeli ka theksuar rëndësinë e dialogut dhe adresimit të kërkesave të qytetarëve, ndërsa shtoi se ruajtja e karakterit paqësor të protestës do të jenë përcaktuese për ecurinë dhe fatin e saj.

Ai theksoi se një nga prioritetet urgjente është adresimi i shqetësimeve kryesore të protestuesve, përfshirë rishkrimin e Kushtetutës dhe “rithemelimin e Republikës”.

Në emisionin “Trialog” në RTSH, Vangjeli argumentoi se vendi ndodhet në një situatë të hipokrizisë kushtetuese, ku ligji është i shkruar ndryshe, zbatohet ndryshe dhe interpretohet ndryshe.

“Në Gjermani, Rama tha atë që duhej, se duhet të dëgjohet arsyeja e protestuesve dhe të zhvillohet dialog me ta. Fakti që po vijnë muajt e pushimeve dhe nëse protesta devijon nga fryma krejtësisht paqësore, do të përcaktojë edhe fatin e saj.

Urgjencë është adresimi i shqetësimeve kryesore të protestuesve, si reforma zgjedhore, e cila mund të negociohet. E dyta, që është më e rëndësishme se gjithçka tjetër, është se ky vend ka nevojë për rishkrimin e Kushtetutës dhe rithemelimin e Republikës, e cila aktualisht ndodhet në një hipokrizi kushtetuese: ndryshe është e shkruar, ndryshe zbatohet dhe ndryshe interpretohet, për të bërë të mundur dobësinë themelore të vendit sot, që është mungesa e ndarjes dhe balancimit më të qartë të pushteteve”, tha Vangjeli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.