Ekonomia

Ibrahimaj: Rritja ekonomike në vend 2.27 %, ndjeshëm mbi mesataren e vendeve të BE-së

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se ekonomia shqiptare u rrit me 2.72 % për tremujorin e parë të vitit 2023, e udhëhequr nga

Në konferencën e përmuajshme për mediet mbi treguesit ekonomik, ministrja Ibrahimaj bëri të ditur se rritja ekonomike ishte në mesataren e vendeve të rajonit, por mbi mesataren e vendeve të BE-së.

“Rritja prej 2.72 % e ekonomisë ishte në mesataren e vendeve të rajonit, më e lartë se rritja në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, por më e ulët se në Kosovë dhe Malin e Zi. Në krahasim me vendet e BE-së, rritja ishte ndjeshëm më e lartë, pasi mesatarja e rritjes së ekonomisë në vendet e BE-së ishte 1 %”, u shpreh ministrja.

Ministrja theksoi se rritja ekonomike ishte e shpërndarë në të gjithë sektorët e ekonomisë.

“Ne kemi pasur një rritje me bazë të gjerë. Bujqësia, dhe peshkimi rezultoi me rritje 0.04 % të ndikuar pozitivisht nga aktiviteti i bujqësisë dhe blegtorisë, dhe më pozitivisht nga aktiviteti i peshkimit, i cili u rrit me 11 %. Eksportet bujqësore kanë rezultuar me një rritje të ndjeshme në vlerë dhe vëllim. Për tremujorin e e parë eksportet bujqësore në vëllim shënuan rritje me 7.6 %, ndërsa në vlerë 16.8 %. Performanca pozitive e bujqësisë ka vijuar edhe përgjatë periudhës janar-maj, ku eksportet janë rritur me 15 % në vlerë dhe 14 % në vëllim”, theksoi ministrja.

Nga ana tjetër, ministrja tha se dega e industrisë ka kontribuuar me 1.23 %, ku kontributin kryesor e ka dhënë dega e energjisë elektrike me një rritje rreth 6 pikë përqindje, ose 38.6 %, e ndikuar nga kushtet e favorshme hidrike që kanë ndikuar prodhimin vendas

“Industria nxjerrëse ka dhënë kontribut negativ dhe ecuria e industrisë është ndikuar nga ecuria e çmimeve në lëndët e para të produkteve të kësaj industrie”, vijoi më tej Ibrahimaj.

Ministrja vuri në dukje se edhe sektori i ndërtimit ka vijuar kontributin pozitiv në ekonomi, me rreth 4.5 %.

“Ecuria pozitive e këtij sektori pritet të vijojë edhe në periudhën në vazhdim, nisur qoftë nga numri, qoftë nga vlera e lejeve të ndërtimit, por edhe nga investimet private dhe ato publike”, deklaroi ministrja.

Tjetër sektor me ecuri pozitive, sipas Ibrahimajt, ishte ai i turizmit.

“Të dhënat e turizmit dhe aktivitetet e lidhura me këtë degë, si akomodimi dhe shërbimi ushqimor kanë pasur një rritje me 7.2 % . Të dhënat operative sa i takon 5-mujorit flasin për një ecuri mjaft pozitive të këtij sektori, ndonëse vijmë nga vitit 2022 që ka qenë me performancën më të lartë të sektorit. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri është rritur me 42.5 %. Nëse e përkthejmë në shifra, janë 2.4 milionë qytetarë të huaj të hyrë në vend, ose rreth 700 mijë më shumë se vitin e kaluar”, u shpreh ministrja.

Sipas saj, kjo tregon se politikat për nxitjen e sektorit të turizmit, të ndjekura nga qeveria kanë pasur efektin e duhur.

Ministrja theksoi se numri i turistëve në Shqipëri është rritur jo vetën në pikun e sezonin, por është parë si një dukuri e shpërndarë gjatë gjithë vitit.

Ajo u shpreh se qarkullimi në sektorin e turizmit për 5-mujorin 2023 ka rezultuar me rritje prej 10.7 %, ndërsa numri i të punësuarve shënoi rritje 11.5 %.

“Në të njëjtën linjë janë edhe treguesit për normën e shfrytëzimit të shtretërve. Ne presim që për 3-mujorin e dytë dhe të tretë turizmi dhe aktivitetet e lidhura direkt dhe indirekt të kenë performancë pozitive. Kjo konfirmohet edhe nga të dhënat e bilancit të pagesave. Të ardhurat e lidhura me sektorin e turizmit janë rritur me 121 %, në krahasim me vitin e kaluar, duke arritur në nivelin 189.5 milionë euro”, deklaroi Ibrahimaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button