Maqedonia

Vazhdojnë problemet në industrinë e tekstilit

Ende problemi më i madh në industrinë e tekstilit është ajo se 95 për qind nga prodhimtaria është lon, ndërsa kohëve të fundit, për shkak të lehtësimeve tatimore në zonat industriale, është evidente edhe konkurrenca jolojale, u tha sot në konferencën për shtyp në Odën Ekonomike.

Siç theksoi kryetari i Shoqatës për Industri të Tekstilit Angel Dimitrov, shumë punëtorë, kuadro të gatshëm që kanë punaur 30 vjet, largohen nga ndërmarrjet vendore dhe shkojnë tek investitorët e huaj.

“Atë e bëjnë edhe për 1.000 ose 2.000 denarë më shumë rrogë. Ne nuk jemi kundër, çdo kush mund të punojë aty ku dëshiron, por kërkojmë minimumin e barazimit të kushteve me ata për kompanit në zona”, tha Angelov.

Lidhur me gjendjen në sektor, apeloi se është e domosdoshme të intensifikohet bashkëpunimi mes sistemit të arsimimit dhe biznesit që të prodhojnë kuadro sipas nevojave të tregut. Nëse nuk funksionon lidhja e shkollave me ekonominë edhe më tej, theksoi do të jetë shumë i madh numri i atyre që presin punë, por edhe i deficitit të personave të kualifikuar në kompanitë.

Ai theksoi edhe nevojën për ashpërsimin e kritereve për pranim në fakultete, si dhe për tejkalimin e paragjykimeve se çdo kush duhet të jetë me arsim të lartë kështu që shumë më pak fëmijë regjistrohen në shkollat e mesme profesionale.

Sipas statistikës, numri i të punësuarve në industrinë e tekstilit është  zvogëluar, prej 43.848 në vitin 2007 në rreth 36.000 sot.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button