☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 11 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.41 ▼0.93%
ARI 4,114 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $64,295 ▲ +0.63% ETH $1,825 ▲ +1.83% XRP $1.1158 ▲ +0.95% SOL $78.1600 ▲ +0.35%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
11 Jul 2026
Breaking
Kronika

Vazhdon gara për detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të RTSH

Një gjë e veçantë në garën e hapur për drejtor të përgjithshëm të radiotelevizionit Publik shqiptar, Një prej kandidatëve për këtë detyrë Thoma Gëllçi , nuk është mjaftuar me dorëzimin e platformës së tij në Këshillin Drejtues dhe as me dëgjesën publike por e ka publikuar platformën e plotë ne faqen e tij personale në Internet dhe e ka postuar linkun në facebook për një gjykim edhe më publik.

Dihet se radiotelevizioni publik është në një krizë të thellë dhe është në qendër të kritikave nga të gjitha krahët e politikës dhe të shoqërisë civile në Shqipëri.  Cilësia e dobët e programeve dhe prapambetja teknologjike reflektohen në programe të zbehta dhe mediokre dhe në një audiencë të dobët.

Në opinion dhe gazeta janë përmendur dhe kandidatët favoritë të politikës për të marrë drejtimin e këtij institucioni siç është shkrimtarja Elvira Dones të cilën shtypi e prezanton si favorite të kryeministrit Edi Rama si dhe rektorit aktual të Universitetit të Arteve Petrit Malaj, i cili është i afërt me  strukturat politike të majta si anëtar i Asamblesë së Partisë Socialiste në pushtet. Për të qenë në përputhje me kërkesat e ligjit, zoti Malaj dha ditët e fundit edhe  dorëheqjen nga të gjitha funksionet e tij partiake. Kandidat favorit është dhe ish drejtori i përgjithshëm i RTSH , analisti Artur Zheji i njohur si një personalitet në fushën e medias dhe më përkrahje nga të gjitha anët e politikës.

Gjithashtu shihet si favorite edhe ish drejtoresha e teatrit të Operës dhe baletit Zana Çela si dhe gazetari dhe studiuesi i medias Ilir Yzeiri.

Publiku, nga paratë e të cilit financohet ky televizion, pret me shpresë ndryshimin .

Platformën e plotë të Thoma Gëllçit “ Transformimi i RTSH në Radiotelevizion Publik” mund ta shikoni të plotë duke klikuar tek linku i mëposhtëm:

http://www.gellci.com/tvsh

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.